Pse letërsia e viteve ‘50 u quajt e punës dhe planit dyvjeçar
Nga Gëzim Llojdia
Gazeta “Flamuri”, shkruan: “Më 7 shkurt të këtij viti fletorja Bashkimi botoi se viti 1949 ka shënua një përparim në zhvillimin e muzikës sonë. Ndërsa në vitin 1948, ka pasur vetëm 8 kompozime dhe 6 harmonizime, gjatë viti 1949 u punuan 23 kompozime, 80 harmonizime e punime këngësh për kor, bandë kanto, pianoforte, orkestër etj. Në vijimësi shkruhet 21 copë tekste këngësh nga Aleks Caci, tek fletorja Bashkimi, që i kushtohen Stalinit. “Dhuratat e Stalinit” ,Bashkimi 20 dhjetor 1949 me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralisimit Stalinit.
Nga fakti i periodikut. Letërsia e vërtetë ishte e kurthuar. Muret dhe qelitë ishin shtrojerat e saj. Poetët duken se kanë filluar të përdorin plugun në vend të pendës. Gjithsesi në vend të frymës yllësore kanë përdorur forcën e muskujve. A çfarë mund të quhej ky soj krijimtarie? Përveç se do tu shtonin: “Qani moj çobanka qani ….u shkojnë për shtat letrave të asaj kohe, kur Lasgushi apo të tjerë poet me brymë vese e lëndë shpirti ishin heshtur e shtrënguar të heshtnin. Kështu filloi të lërohet e plehërohen ugarishte, që nuk prodhonin kurrë fare prodhimi përveçse ca mbeturinave, që askush nuk i përtypte dot. Kjo filloi të quhej letërsia e re e realizmit socialist. Por më shkoqur dhe më mirë e ka bërë në një rubrikë të veçantë tek Krahasimet: “Flamuri”, ku shkronjësit e saj po shijonin dritëzën që të jep qytetërimi dhe letërsia e një kohe tjetër.
Kongresi i parë i shkrimtarëve
Kronikat e kësaj gazete në këtë numër përcjellin lajmin se në 16 maj u mblodh në Tiranë, kongresi i parë i Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesve sovjetik u shtrua puna që ishte bërë. Kryetari i shkrimtarëve Dhimitër Shuteriqi…” Gjergj Fishta, dhe Ernest Koliqi më shokë himnizues të jetës patriarkale,të shovinizmit,të misticizmit,apo të një fare lustre qytetërimi perëndimor,që nuk ishte tjetër veçse kozmopolitizmi i njohur i shtresave të larta të shoqërisë shqiptare… Raporti i Shuteriqit, thotë kronika e vitit 1957 ishte vetëm një ideologji. -Cili qe faji i Mark Ndojës që u pushkatua, pyet kronikani?
-Shuteriqi thotë në këtë kongres: “Mark Ndoja me shokë deshi të fshijë nga defteri gjithë përpjekjen e re letrare të vendit tonë, duke u nisur pikërisht nga mohimi i i frymës së partisë dhe udhëheqjes së partisë në art. Dhe në letërsinë sovjetike,ai me shokët e tij të fshinte jo vetëm Gorkin, Majakovskin, ndofta edhe Shollohovin…. Sa për Sejfulla Malëshovën u paditë “për liberalizëm. Borgjez dhe pse pengonte triumfin e ideologjisë socialiste në letërsinë shqipe….”.
Ky kongres do të ishte sëpata e parë e mbrapme që do të godiste poetin kombëtar Fishtën, ai filloi si një realitet duke krijuar letrat me Hoxhën dhe Shuteriqin,por fillesat kanë qene me shkëndijat e para me shqiptarin e pashkollë, me këngëtarin e pamësuem, me atë lahutën me një tel që ka mbushur vëllime bukurie të pakrahasueshme. Në letërsinë shqipe nuk kanë sunduar por kanë lëshuar shkëndijime Fishta,Fan Noli, Mjeda. Kronika thotë se veprat kalojnë mbi kohë,poezia,proza nuk pyet ku ka lindur dorë-arti,por edhe sikur të pyes do të zbulojë se Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme. Kronika duke sjellë momente të asaj dite kuvendi thotë se cilët ishin mjeshtrit e penës, që u paraqitën në kongresin e Tiranës?
Pjeswt e shkruara nga Dhimitër Shuteriqi, Kol Jakova, Andrea Varfi, Shefqet Musaraj,Aleks Çaçi, quhen vetëm letrare pse trajtojnë luftën kundër kundërshtarëve politik. Por këto krijime nuk e kalojnë vijën mesatare të krijesës së fluturimit. Jo nga poezitë e veprat e Fishtës, Nolit që janë larg, por nuk afrohen as me krijimet e Koliqit, as me ëmbëlsin e Prendushit, as me krojet e Lasgushit. Si më të rinj dhe më të kapërcyeshëm më kohën komuniste dualën në shesh Llazar Siliqi, Fatmir Gjata, Mark Gurakuqi…. Cilat ishin tiparet e këtyre veprave:frymëzimi i zbehtë,fuqia e fjalës së mekur, rreshtimi mekanik, fluturimi me krahë të rënduar.
Në lëmin e prozës kronika përmend Dhimitër Shuteriqi me romanin me dy vëllime: Çlirimtarët”, Sterjo Spasse me romanin “Afërdita përsëri në fshatë”. Si do të duhej të ishte proza,ja çfarë u tha në këtë kongres:”Proza jonë në përgjithësi, e veçanërisht e tërë letërsia jonë, duhet të jetë brumosur me një frymë të thjeshtë optimiste…Kjo frymë optimiste të fryjë jo vetëm kur ka gaz,por edhe kur ka vështirësi të mëdha… ”Kronika përmende si më të rinjtë e farkëtuar me kohën u paraqitën romancierët dhe novelistët, Fatmir Gjata,”Uji fle, hasmi s’fle”, ”Tana”, Zini Sako me “Bereqetin”, Naum Prifti, Veis Sejko, Dhimitër Xhuvani, Moisi Zaloshnja, Spiro Xhai, shumica e këtyre tregimeve vizatojnë gjoja jetën e fshatarisë së lumtur, luftën, por të bësh një krahasim me krijimet e E.Koliqit, M.Kokalarit, A.Logorecit, dallimi është një distancë që nuk arrihet dot me këmbët e tyre. Kronika përmend se pa ndihmën e kurrkujt në Shkodër Dom Ndoc Nikaj, Mihal Grameno në Korçë, Simon Shuteriqi në Elbasan i çelën rrugën romanit shqiptar. Në kohën e rilindjes qen shkrimtarët e mërgimit Frashëri, Peci, Konica, De Rada, Skiroi që bënë gjuha në zgjimin dhe shkundjen e shpirtrave, poetët që pikturuan burrërinë, kryengritjen Fishta, Mjeda, Gurakuqi, Prendushi, Nikaj, Postoli,Grameno. Në Shqipëri përmbyllet kronika shkrimtarët e vjetër kanë vdektë ose janë vrarë, kritikët janë bërë përkthyes e veprave marksiste,të rinjtë pjekin vjersha të pagueme…