Pse nuk duhet ta mbash telefonin afër gjatë gjumit!
Telefoni është konsideruar i “rrezikshëm” porsa i përket prishjes së gjumit. Ka shumë gjasa që përveçse mund të na prish gjumin ai na bën dhe hipervigjilent.
Shumica e njerëzve do të flenë më mirë nëse dhoma e tyre e gjumit nuk ka telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike, thotë Dr Guy Turcotte, specialist i sëmundjeve të pagjumësisë.
Herën tjetër që nuk mund të flesh, për shkak se truri po mendon për pazaret që do ti bësh nesër, apo takimet që do ti kesh apo nga mendimi se a e keni mbyllur derën e shtëpisë apo jo, zgjedhja mund të jetë e thjeshtë – largojeni telefonin tuaj nga shtrati dhe fikeni atë.
Ekspertët janë të shqetësuar në lidhje me efektin që telefoni është duke pasur – në fund të fundit ai na bën “hipervigjilent” kështu që gjumi ka shumë gjasa që të pengohet dhe në fund të mos bëjmë gjumë mjaftueshëm.
Por kjo gjithashtu mund të shkaktojë sëmundjen e njohur të pagjumësisë dhe probleme të tjera për të fjetur.
Tetë nga dhjetë njerëz e mbajnë telefonin afër natën, sipas Ofcorm. Rreth gjysma e përdorin telefonin si alarm për mëngjes.
Ka shumë arsye për të mos e mbajtur telefonin afër gjatë natës, sepse kur jeni duke u munduar që të flini, mund të ndodhë që për shkak të telefonit të keni dhimbje koke dhe të ju shkaktojë marramendje.
Problemi kryesorë me telefonat celularë në dhomën e gjumit është drita e tyre, veçanërisht lloji i tij ndriçues, dhe ekranet me kualitet të lartë të telefonave të mençur.