Pse nuk u hap zarfi nga SPAK për Berishën? Noka: Është lojë, më 21 Janar u tentua marrja e pushtetit me dhunë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se në selinë e PD nuk ka mbërritur asnjë njoftim zyrtar me emrin e liderit të opozitës nga SPAK. Sipas Nokës, zarfi i ardhur ishte adresuar vetëm “për Partinë Demokratike”, ndaj shtoi ai nuk mund të hapej nga askush. Nga ana tjetër Noka theksoi se përgjegjësi për 21 janarin ka kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se nuk ka patur asnjë urdhër për Gardën e Republikës që të qëllohet drejt protestuesve.

Ai akuzoi SPAK-un se “po luan” për të krijuar bujë dhe për të eklipsuar, sipas tij, skandalet politike që lidhen me qeverinë, zv/kryeministren Belinda Balluku tek afera 50 mln euro e tunelit të Llogarasë dhe çështjen e kartelit “Sinaloa” ku familja Hysa u sanksionua nga DASH.

”PD dhe kreu i saj Sali Berisha nuk i shmanget llogaridhënies dhe vajtjes para drejtësisë. Kjo është një lojë e SKAP për të përhapur thashetheme mediatike për të bërë bujë dhe eklipsuar historinë e skandalit të Ballukut dhe Ramës, skandalit të tunelit dhe eklipsuar lajmin e kartelit të Sinaloa. Kur ma sjellin mua njoftimin pse ma sjellin me emrin Flamur Noka. Në selinë e PD s’ka ardhur asnjë shkresë me emrin Sali Berisha. Ka ardhur një zarf që thotë për Partinë Demokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e keni hapur?

Swiss Digital Mobile Reklama

Noka: Jo. PD ka emra. Kur të vijë letra për Flamur Nokën nuk ka të drejtë ta hapë askush tjetër, por Flamur Noka. Ftohet partia në SKAP? Dini gjë ju? Nuk ka ardhur asnjë kërkesë, asnjë njoftim. Kam qenë disa herë para SKAP-it të partisë. Ka ardhur fletëthirrja me emrin tim. Për emrin e Sali Berishës nuk ka ardhur. Z.Berisha ka deklaruar se sapo të njoftohet do të shkojë. 21 janari ishte tentativë për grusht shteti nga Rama dhe bandat e tij që bënë gjithçka për të marrë pushtetin me dhunë. Të parët të interesuar për të zbardhur 21 janarin ka qenë Sali Berisha, PD. U tentua marrja e pushtetit me dhunë. 4 viktimat janë të Edi Ramës ai i çoi atje për shkelë ligjin, Kushtetutën, i çoi mish për top për karrigen e tij..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?