Pse Sali Berisha mbron Spiro Kserën dhe sulmon prokurorinë

Nga Mentor Kikia – 

Sali Berisha i doli në krah ish ministrit të tij, Ksera, pas arrestimit dhe akuzoi prokurorinë. Çështje “burrërie” në raport me njerëzit me të cilët ka punuar? Pse jo, Berisha njihet për këtë virtyt. Por më shuymë se kaq, duket një hall për vete, sesa besnikëri ndaj ish vartëse, Berisha nuk është si ai indiferenti, që kur i thanë që ra zjarri në fshat, tha: Ehu, shtëpia ime është larg. Kur erdhi zjarri në lagje, sërish tha: Ehu, akoma larg është. Kur i erdhi zjarri në shtëpi, ishte vonë. Berisha është një njeri i kujdesshëm dhe kërkon ti fikë zjarret, sado larg tij të ndizen ata.

Berisha kërkon që qeverisja e tij të quhet një kapitull i mbyllur, me të mira e të këqija. Ndaj ai është sot opozitari më i ashpër në kuvend, duke qenë një gjenerator politik i pashtershëm. Ai duhet të jetë aty, të bërtasë, që të gjithë t’ia dinë për nder kur nuk bën zhurmë. Më mirë se ai, askush nuk e di se si e ka hallin. Ndaj dhe PD-në nuk e lë të shndërrohet në një parti moderne, e mbi të gjitha, nuk lejon “remontin kapital” për të cilin ajo parti ka aq shumë nevojë para se të hidhet sërish në betejën elektorale.

Për këtë arsye ai PD-në e kërkon një mburojë për vete dhe për këdo që mund të ketë telashe me drejtësinë. Për këtë arsye halli i Berishës është bërë sot halli i opozitës e për pasojë edhe i gjysmës së shoqërisë, që shpreson të shikojë tek opozita një alternativë të besueshme qeverisëse. Një opozitë të cilës ti besojë pushtetin, jo për arsyen se qeveria e sotme është e keqe, por sepse qeveria e nesërme do të jetë më e mirë.

*Status i publikuar në FB

SHKARKO APP