Pse u bë show gjatë arrestimit të Metës? Dumani: Nuk ishte përgjegjësia jonë, por e Policisë

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u pyet në Kuvend nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi, sa i përket arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta në tetor të 2024. Ai tha se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë.

”Policia e Shtetit është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë”, tha Dumani.

Ndërsa sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative dhe e qartë që nuk mund ta hetojmë ne atë vepër penale, por edhe subjektet e veprës penale nuk janë në kompetencë të SPAK”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?