Pse “u dorëzua” dhe hoqi dorë Arian Çani nga Facebook?!

 

Arian Çani ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale.

 Lajmin e dha mbrëmë gazetari  gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Shkaku përse Çani ka fshirë llogarinë janë sozitë e shumta që gjenden në Facebook, me emrin dhe fotografitë e tij.

Çani deklaroi se ka shumë profile false në Facebook të cilët shpesh herë kanë abuzuar me emrin e tij duke bërë deklarata që ai nuk ka qenë në dijeni.

Mediat dhe protalet on-line i kanë marrë ato duke i shndërruar në lajme.

Ai u ka bërë thirrje fansave dhe ndjekësve të tij që t’i raportojnë këto profile false, me qëllim, që të mbyllen nga Facebook.

Tani e tutje nëse kërkoni të kontaktoni më Arian Çanin, nuk duhet të mendoni profilin e tij të kaluar, Facebook:

Ai tha se do të këtë vetëm një Fun-page qe administrohet nga stafi i tij dhe që ka edhe numrin më të lartë të ndjekësve nga gjithë profilet e tjera që ekzistojnë.

Por megjithatë, duket disi absurd shpjegimi që dha Çani për mbylljen e profilit zyrtar në Facebook.

Arian Çani nuk është personazhi më popullor i publikut shqiptar, apo edhe më i komentuari. Ata që janë nuk e kanë këtë shqetësim, ose kanë ditur ta menaxhojnë më mirë.

Që hapen llogari pa fund me emra personazhesh të njohur, ky është fenomen shqetësues për të gjithë ata, megjithatë personazhet e njohur kanë mbajtur një profil që dallohet nga të tjerët, sidoemos nga numri i lartë i ndjekësve.

Por duket se në këtë rast ndjekësit e kanë bezdisur pak si më shumë Çanin,  në Facebook. 

SHKARKO APP