Punësimet në Alpetrol. ZV/Kryeministrja bën padi në Prokurori

Zyra e zv.Kryeministres teknike, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.473, datë 1.06.2017,  ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Albpetrolsh.a, shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë,pas datës 26 Maj 2017 në ka punësuar 18shtetas në shkelje të Kodit Elektoral

Bazuar në VKM-në Nr.473, datë 1.06.2017, pika 31, germa ë,  zyra e zv,Kryeministres Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Zyra e zv.kryeministres thekson edhe njëherë se Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

SHKARKO APP