Punonjësja e zyrës Arsimore Sarandë, kërkon rryshfet për një firmë dëftese (VIDEO)

Maturantët ende janë në dilema dhe në pikëpyetje nëse do të vazhdojnë studimet e larta, për shkak të reformës në arsim e cila duket se ka penalizuar padrejtësisht qindra maturantë, nga ana tjetër fenomet e korrupsionit po në këto insitutcione vijon.

Maturantët endet në dyert e Ministrisë së Arsimit, korrupsioni në zyrat arsimore po avancon gjithmonë e më shumë, qoftë edhe nëse kërkon një frimë për dëftesën.

Një rast i pastër korrupsioni, në Zyrën Arsimore Sarandë, është denoncuar sot në facebookun e faqes, “Jetaoshqef”. Sipas videos së më poshtme, punonjësja e kësaj zyre Marjana Dhespi i ka kërkuar maturantit 200 lekë, kjo vetëm për një firmë në një dëftesë.

“Përshëndetje jam gjendur ditën e sotme përballë këtij rasti të qartë korrupsioni në zyrën arsimore Sarandë. Zonja Marjana më kërkoi rryshfet vetëm për një firmë me atë të së cilës dëftesa e shkollës së mesme më njihet për të studiuar jashtë. Vetëm një firmë dhe duhen paguar 200 lekë, por siç do ta shikoni në video kur xhaxhi im e kërcënoi se do ta denonconte në polici për korrupsion, u tërhoq menjëherë dhe kërkoi falje. E kanë gjetur mirë këta, ndërkohë që kanë lënë pjesën më të madhe të maturantëve pa shkollë të lartë, zhvatin pa turp xhepat tanë”.

//

SHKARKO APP