Pushuesit vijojnë të shijojnë plazhin në Vlorë, Rama poston fotot
Edhe pse jemi në ditët e fundit të tetorit, fluksi i turistëve po vijon në bregdetin e Vlorës, favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga plazhet përgjatë Lungomares, të mbushura me qytetarë që shijojnë diellin, por edhe ujërat e kristalta të Adriatikut. ”Ndërsa po hyn nëntori në Vlorë”, shkruan Rama, krahas pamjeve. Edhe pse sezoni i plazhit ka përfunduar zyrtarisht, nga fotot e publikuara nga kreu i qeverisë, vihet re se shumë vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Vlorën për të shijuar rrezet e diellit, duke u larë edhe në det.
KOHA JONË SONDAZH

