Pylli malor, “specie” në rrezik zhdukje
Nga Haki Kola
Toka është djepi i jetës dhe shtëpia e përbashkët e njerëzimit. Një vëzhgim i kohëve të fundit dëshmon se nga mbi 4.6 milion vjet të evolucionit të jetës në tokë, afërsisht 10 mijë vjet i janë përkushtuar erës së bujqësisë dhe vetëm 200 vjet janë të revolucionit industrial. Kjo rrjedhë e gjatë ka krijuar shoqërinë e civilizuar,që synon emancipim e zhvillim,shpesh duke e harruar e bërë gabime fëminore me nënën natyrë, me tokën e malit, pyllit e kullotës, ujin e ajrin që ushqejnë jetën.
Shoqëria krenohet me malet, që krahas fushave e deteve janë pasuri e begati për vendet ku ndodhen. Konsideruar prej shumicës si shtëpi e perëndive dhe strehë e paraardhësve, malet kanë kuptim të veçantë shpirtëror për shumicën e kulturave dhe besimeve fetare në botë. Shkencëtarët i quajnë “kullatë ujit”, pasi malet mbajnë në gjirin e tyre më shumë se gjysmën e rezervave të ujit të pijshëm të planetit. Ata janë edhe djep i biodiversitetit,duke mbajtur mijëra specie endemike. Tek ne malet mbajnë edhe floririn e gjelbër, pyjet dhe kullotat, pasurinë e falur nga Zoti, me të cilën para-ardhësit krijuan hap pas hapi shoqërinë njerëzore. Shfrytëzimi i vazhdueshëm e ka lodhur e shkatërruar mëmën tokë e veçanërisht krijesën më të brishtë e krenare të saj, malin. Pyjet e maleve na japin për çdo vit, nëpër-mjet druve të zjarrit, energjinë që na duhet për të ngrohur shtëpitë e për të gatuar, pjekin gurin gëlqeror, por na japin edhe qymyrin e drurit që së shumti malësoret e jugut e eksportojnë. Në total pyjeve të maleve u marrim mbi 2 milionë metër kub material drusor në vit, rreth tre herë më shumë se ata mund të na japin dhenë regjistrat e shtetit shkruhen rreth200 mijë metër kub, pjesa tjetër ka vite e vite që nuk regjistrohet, duke u trajtuar si asistencë për nevojat e popullatës. Pra, pyllit të malit i marrim në mënyrë informale mbi 50 milionë do-llarë prodhim, produkt dhe punësim,që nuk merret në konsideratë në të ardhurat kombëtare. Pylli dhe kullota e malit mbajnë mbi tre milionë krerë të imëta, përsëri pothuaj në mënyrë informate, që marrin për çdo ditë rreth18 milionë kg biomase zhvishet e shkretohet dhe hallet shtohen. Por, megjithë këto pasuri natyrore e kontribut, komunitetet malore, “malokët”, janë më të varfrit e hallemëdhenjtë. Për të mbijetuar nga viti në vit ata rrisin shfrytëzimin e pasurive të natyrës në male e lugina. Përdorimi i pakujdesshëm i pyllit e kullotës së malit ndikon në një pjesë shumë më të madhe të tokës se sa vetë malet. Nga mënyra e trajtimit të ekosistemeve malore mund të pasurohen apo varfërohen më shumë se gjysma e shqiptarëve. Literatura dëshmon se i njëjti raport është përgjithë popullsinë e globit. Pas mijëra vitesh përshtatjeje të njerëzimit me jetën në male dhe pajtimit me ta, gjysmëshekulli i fundit na bën dëshmitarë të ndryshimeve të çmendura. Popullsia shqiptare u trefishua dhe bazën e jetesës ia kërkonte përsëri malit. Ëndrra për zhvillim të shpejtë të industrisë e infrastrukturës bënë që pylli shqiptar t’i nënshtrohej i tëri një ndryshimi shumë të shpejtë. Një pyll i përdorur pothuaj vetëm për kullotë e ngrohje nga një popullsi e vogël e me pak kërkesa deri në luftën e dytë botërore, u përshkrua pothuaj i tëri me prerje, që nga rrëpirat e deri në perla të veçanta, të cilave gradualisht po u humbasim edhe foto-grafitë. Bukuri mahnitëse të natyrës si Liqenet e Lurës, Balgjait apo Liqenet e Zerqan-Bulqizës, me vlera biodiversiteti të njohura botërisht, u mbuluan me rrugë auto dhe u ven-dosën në zhurmën shurdhuese të motosharrave.
Kjo i gjeti malësorët nën komandën e shtetit të centralizuar dhe nuk i lejoi që të bënin përshtatje me kushtet e reja. Futja në ekonominë e tregut në 15 vjeçarin e fundit, si dhe kontaktet me një botë shumë të zhvilluar konsumi, si dhe të ekonomisë, si të thuash, me lekë në dorë, kundrejt asaj në natyrë, që historikisht i ka dominuar malësoret,bëri që malësorët e Lurës, Pukës, Mirditës, Krujës, Kukësit e Bulqizës,të mashtruar nga një treg i pabesë, të fillonin një garë të ethshme, për të gjetur sa më shumë para, duke i ofruar tregut të pangopur perla të tilla të rralla për Evropën siç ishte druri iArnenit, të cilit tashme mund t’i gjejmë vetëm filiza që po përpiqen të zënë vendin e prindërve të tyre mbi 40 m të lartë. Bashkë me të edhe shumë drurë të tjerë pyjorë me vlera të jashtëzakonshme. Nuk mund të rrimë pa përmendur edhe 20 ha e vetëm me drurin e dafinës (e vetmja dafinë natyrore në Shqipëri, konsideruar ngagrekët e lashtë si druri i lavdisë) që ubë kurban i shtimit pa kufi të dhivenë Dhëmblan të Tepelenës. Dhitë nëmalet tona të jugut u ngjiten pemëvemë keq se vemjet dhe tashmë kanëzhdukur shumicën. Druri i prrallit jeton kohën e tij më të hidhur,ndonjëherë e gjen më të shkurtër segjysmë metri, të kthyer në një sferëqë i ngjan iriqit. Asnjë farë e tij nuk katë drejtë të mbijë, të bëhet filiz e tëlërë pasardhës, pasi sapo filizi nxjerrkokën, ajo i pritet nga kafshëtshtëpiake vrastare të çdo tentativepër mbijetesë. Dëshira për ndryshimtë shpejtë shtoi së tepërmi tregun endërtimit afër Tiranës, duke i shtuarkërkesat për material ndërtimi si inerte,gëlqere, etj. Kjo bëri masakrimin eshtretërve të lumenjve, por edhe tëqindra hektarë pyjeve, që u prenë përt’u përdorur si lëndë djegëse përprodhimin e gëlqeres. Kryetarja ekomunës së Zagorisë ankohet përtymin që i ndot ambientin e pastër ebrilant, që vjen nga drutë që digjenpër të prodhuar qymyr, që vazhdi-misht emigron në Greqi. Shtimii paprecedent i makinave të transpor-tit bëri që gazrat ndotës të pushtojnëderi lartësitë e maleve e thellësitë eluginave, duke u prishur qenieve tëgjalla në ato vende rrjedhën historiketë jetës.Malet shqiptare pësuan dyshndërrime rrënjësore, si prerjen edjegien masive, ashtu edhe rritjen epresionit të padukshëm të përher-shëm, që i ngjan ajsbergut, pasi ajoqë shihet janë sasi të vogla druri qëdjeg çdo familje për dimër, si të thuashnjë dhuratë perëndie që nuk ka pse tipërmendet atij që jeton afër pyllit.
Por kur bashkon këtë sasi për gjithëfamiljet që jetojnë në fshat e që janëmbi 300 mijë, si dhe sheh organizmintejet të dobësuar të pyllit, kjo sasi ikalon tre herë mundësitë që ka pyllidhe përbën një biznes me peshë tëndjeshme për zonat malore. Kësaj ishtohet më pas kullota e zjarrii pakontrolluar, që zhdukin farën dhei nxjerrin brinjët malit e kodrës. Lëvizjet ambientaliste janë akoma në hapat eparë dhe protestat e tyre duket sikur janë për gjëra si të thuash “heroike”,si për ndotjet nga industritë apo orga-nizmat gjenetikisht të modifikuara.Lëngimi dhe vdekja e paralajmëruar epyllit nuk arrin të lexohet nga temperamenti ynë heroik, pasi ajo ishte e përditshme, e shpërndarë kudo, e pabujshëm edhe e pandalur.Atë e mbështet padija shekullore,mungesa e vizionit dhe e dëshirës për ndryshim. Duhet një zjarr i madh,pengim i tragetit në liqenin e mbushur nga erozioni të Komanit, përmbytjeqë të kujtohemi e të zhurmojmë. Zhur-ma, shpesh retorike, për specie të rre-zikuara të florës dhe faunës, asnjëherë nuk u konkretizua dhe nuk rriti ndjeshmërinë e medias karshi faktorittë zhdukjes së pandalshme të tërë pyllit, që është aktualisht “specia” më e rrezikuar për t’u zhdukur në Shqipëri