Pylltaria në udhëkryq!

me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në sasi dhe cilësi dhe plotësimin e nevojave të popullatës. Qëllimi i menaxhimit të pyjeve është vendosja e sistemit i cili është i pranuar nga shoqëria. Shkencat e Pylltarisë përbëjnë elemente të ndërlidhura me shkencat biologjike, fizike, shoqërore, politike e shkenca tjera. Rëndësia e pyllit dhe resurseve pyjore filloi të pranohet nga bashkësitë e para njerëzore me shfaqjen e zjarrit, përdorimit të prodhimeve pyjore (bimëve mjekësore, bimëve aromatike, frutave pyjorë), ndërtimit të kasolleve (vendbanimeve) e plotësim të nevojave tjera për ekzistencë dhe ushqim. Shprehja“ Silviculture”, Latinisht silvi (pyll)+ kulturë, (rritje), konkretisht shpjegohet me domethënie të kontrollimit dhe vendosjes të rritjes, përbërjes (kompozimit), shëndetit dhe cilësisë së pyjeve, për arritjen e nevojave dhe vlerave të shumëllojshme (diverse).

Ekzistojnë qindra e mija raste të kontributeve dhe rrezikimit deri në flijim të jetës së profesionistëve të Pylltarisë, për t’i ruajtur pyjet si pasuri kombëtare. Frikësohem se pranimi i meritave për kontribut dhe flijimi i tyre në rrethanat tona do të tingëllojë më tepër si një frazë e jo si realitet, i cili shumë familjeve u solli dhimbje dhe varfëri. Edhe përkundër disa prej meritave, kontributit dhe sfidave të përmendura, kryesisht falë profesionistëve të Pylltarisë në Botë, pyjet ende mbulojnë 31 % të sipërfaqes së përgjithshme, rreth 1.6 miliard njerëz varen nga pyjet, pylli ofron strehim për më shumë se 300 milion njerëz në Botë, vlera globale tregtare e produkteve pyjore sillet rreth 370 miliard dollarë ($), pyjet janë shtëpi e 80% të biodiversitetit tokësor,prodhimin e energjisë, absorbimin e CO₂, çlirimin e Oksigjenit, pastrimin e rrjedhave ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike e kontribute të tjera të shumta.

Cili është roli dhe respekti i profesionistëve të Pylltarisë në shoqërinë Kosovare sot?

Profesionistët e Pylltarisë në Kosovë, përveç sfidave dhe specifikave të profesionit,u ballafaquan edhe me sfida politike, duke qenë të pushuar nga puna me vite të tëra nga pushteti Serb,por paradoksalisht edhe nga politikat qeveritare (politizimet) në Kosovën e çliruar. Por, edhe përkundër sfidave dhe vështirësive të lartë-përmendura, shkarazi po përmend se territori i Kosovës është i mbuluar me pyje rreth 44%, duke përfshirë edhe pyje cilësore dhe ka masë drusore në vëllim prej rreth 52 milionë m³. Duam apo nuk duam, kjo meritë së pari u takon profesionistëve tëPylltarisë. Si rezultat i rrjedhave politike dhe shoqërore, duke mos përjashtuar politizimin edhe të këtij sektori, respektimi dhe vlerësimi i rolit të profesionistëve të Pylltarisë në vend që të avancojëçdo ditë e me tepër, erdhi duke u zbehur dhe vazhdon të degradohet deri në kuptiminse, çdo kush mund të ushtrojë profesionin e Pylltarisë, udhëheqë dhe vendosë për menaxhimin e pyjeve dhe të gjitha gjërat profesionale dhe se nuk është me rëndësi as përgatitja profesionale, as përvoja e punës! Profesionistët e Pylltarisë, ca nga detyrimi, shumë nga interesa materiale, ca nga frika e ca nga naiviteti e shkaqe të tjera, heshtën dhe iu nënshtruan kësaj gjendjeje dhe iu veshën karvanit që tërë energjinë dhe profesionalizmin t’a përqendrojnë dhe arsyetojnë në referimin dhe raportimin e numrit të kamionëve, traktorëve, kuajve të kapur me drurë të prerë ilegalisht, si dhe numrin e fletë-denoncimeve të dërguara në gjykata, për dënimin e prerësve ilegalë të pyjeve. Derisa që nga shekulli 14-të,profesionistët e Pylltarisë u morën me Silvikulturën Pyjore, ne “avancuam” dhe merremi vetëm me ndëshkime në shekullin 21-të “avancim kolosal”.Thënë shqip mjerim!

Duke e parë dhe nuhatur dobësimin, neglizhencën dhe pa aftësinë e profesionistëve të pylltarisë, për t’a shpjeguar rëndësinë e profesionit dhe pyllit,si dhe injorimin e profesionit të Pylltarisë, profesionistët e mjedisit dhe të lëmive tjera, me mençuri dhe dinakëri e shfrytëzuan rastin dhe dolën me ide të shpalljes së rajoneve të tëra pyjore “Parqe Kombëtare” e zona të tjera të mbrojtjes. Arsyetimi kryesor i profesionistëve të mjedisit, duke përfshirë institucione qeveritare (Komisione Parlamentare, Qeveria, Ministri,Fakultete, Institute), shoqata jo-qeveritare, konsulentë vendorë dhe ndërkombëtarë, ishte se shpallja e parqeve kombëtare i ndalon prerjet ilegale! Bile u fitua përshtypja se me shpalljen e parqeve kombëtare, me automatizëm do të ndërpriten prerjet ilegale! Kjo tezë e pranuar dhe miratuar nga vendimmarrësit e Kosovës, jo vetëm që i demontoi përpjekjet e përgjegjësve të menaxhimit të pyjeve se janë të përkushtuar në mbrojtjen e pyjeve dhe se aktivitet kryesor kanë këtë,por paraqet arsyetim sa naiv aq edhe jo profesional. Bile u shkua edhe më larg në shpjegimin e vlerave të ekosistemeve, specieve bimore dhe shtazore të rralla, rrezikuara, në zhdukje, endemike, endemike-relikte, relikte, habitateve me vlera të veçanta, biodiversitetit të pasur, peizazheve specifike etj. etj. Nga shpjegimet e bëra në seminare, media, tryeza e gjetiu, u fitua përshtypja se profesionistët e Pylltarisë dhe shoqëria në përgjithësi për herë të parë po dëgjon dhe po informohet për këto vlera. Asnjëherë dhe nga askush nuk u elaborua se si do të menaxhohen këto vlera dhe cili do te jetë ndikimi në nevojat e popullatës për material drusor dhe prodhime tjera pyjore! Nuk mund t’i fajësosh promovuesit dhe ekspertet, të cilët ose nuk kanë dëgjuar ose nuk e kuptojnë domethënien: “Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve”. Asnjëherë dhe askush nuk i rrahu mendjes se njerëzit e shkencës së Pylltarisë, edhe shkencëtarë tjerë kanë pasur njohuri dhe i kanë trajtuar këto gjëra edhe para shekullit 14-të. Në Kosovë u shkua aq larg sa i terë arsyetimi i vendosjes së sipërfaqeve të tëra nën mbrojtje ka për qëllim kryesor mbrojtjen e pyjeve! Nëse është kështu, atëherë logjikisht lind pyetja: Nëse një shtet, bën vetëm ndërrimin e menaxhmentit të një sektori (resursi), në rastin konkret pyjeve dhe vlerave pyjore dhe mbart përgjegjësinë dhe të drejtën nga një institucion qeveritar te institucioni tjetër qeveritar (e njëjta qeveri) dhe nëse ndërrimi i emrit nga “ Resurse kombëtare” dhe “ Pronë shtetërore” në “ Parqe Kombëtare”, pa aplikuar kurrfarë masash tëtjera paraqet formulën e mbrojtjes së pyjeve atëherë Kosova, meriton “patentë” ndërkombëtare për shkencë dhe inovacion. Zhvillimi i të gjitha këtyre ngjarjeve nga profesionistët e pylltarisë u përcoll në heshtje dhe qëndrim anash. Kishte shumë pak reagime spontane dhe të çakorduara dhe asnjeri nuk mori kurajën dhe guximin profesional që së paku të thotë: “Akordohemi me ekzistimin e këtyre vlerave”; “Këto vlera i dinim para Jush”; “Këto vlera u shtuan dhe kultivuan nga Ne”;“E drejta e liderit të menaxhimit të këtyre vlerave na takon Ne” etj.etj…Po e përmbyll me thënien:“Kur nuk e punoni arën tuaj, të tjerët do t’a punojnë për ju”!  

SHKARKO APP