Qasjet ndaj lehtësimit monetar të Bankes Qendrore Europiane
Nga Ermelinda Meksi
Banka Qendrore Evropiane ka nisur se fundi një politikë të lehtësimit monetar sasior (Quantity Easing).Pikepyetja eshte: nëse Gjermania do t’i japë asaj lirinë e nevojshme për të kryer këtë ekspansionin monetar, me guximin e duhur.
Megjithëse QE nuk mund të prodhojë rritje afat-gjatë, ajo mund të ndihmoje për t'i dhënë fund recesionit të vazhdueshëm që ka mbërthyer zonen euro që nga viti 2008. Nivelet e aksioneve të tregut në Evropë këtë javë, në pritje të QE, tregojnë rritje te besimit, se lehtësimi monetar mund të rris investimet dhe konsumin.
Profesori J.Sach ne nje shkrim te tij se fundi,spjegon dy qasjet lidhur me kete politike te BQE (lehtesimi sasior ose QE) :njera pesimiste dhe tjetra optimiste:
Pesimistët thonë se ekonomia botërore vuan nga një mungesë e pakapërcyeshme e kërkesës agregate, dhe politika monetare ka qene relativisht e paefektshme.Me normat e interesit të politikës pranë zeros, bankat qendrore janë pak a shumë të pafuqishëm për t'i shpëtuar vorbulles se deflacionit, dhe ekonomitë jane mbërthyer në kurthin famëkeq të likuiditetit. Në këtë skenar, kerkesa e pamjaftueshme ul cmimet ,duke rritur normat reale (inflacioni-rregulluar) e interesit, dhe shpene uljen e kërkesës më tej.
Kendveshtrimi optimist mbartet nga vete prof J.Sash.Sipas tij, pesimistët kanë ekzagjeruar rrezikun e deflacionit.Ai thekson se pa diagnozën e duhur të krizës 2008 qe solli pasojat aktuale ne ekonomi , nuk mund te jepet një kurë efektive.
Ne kushtet kur bankat e medha qendrore, po ndjekin politika monetare ekspansioniste, kur çmimet e naftës po bien ndjeshëm, dhe nje revolucion po vazhdon ne teknologjinë e informacionit, ka nxitje te mundesive per investime, dhe per pasoje perspektivat për rritje ekonomike në 2015 dhe më tej, janë më mira se ato qe shikojnë pesimistët. Shifrat tregojne se ka fitime në rritje, perspektiva investimesh për bizneset, një nevoje të madhe per shpenzime ne infrastrukturë pothuajse kudo në Evropë dhe SHBA, si dhe mundësi për të financuar eksportet e kapitaleve-mallra në rajone me të ardhura të ulëta, si dhe për të përmbushur nevoja ne të gjithë botën për investime në një sistem energjetik të ri….
Duke u kthyer ne situaten e vendit tone,ne Shqiperi prej kohesh flitet me nje fare pesimizmi lidhur me rolin e politikes monetare ne ekonomine vendase, vecanerisht efektin e saj ne kreditim.Po cili eshte realiteti?
Politika monetare eshte perdorur nga Banka e Shqiperise si instrument i administrimit të kërkesës agregate, për te zbutur luhatjet afatshkurtra të ekonomisë ,si pasoje goditjeve te kërkesës agregate. Ne tre vitet e fundit norma baze e interesit u pergjysmua duke arritur ne aktualisht 2,25%.Nepermjet ndjekjes se një politikë monetare fleksibile, Banka e Shqipërisë ka ndihmuar në zbutjen e goditjeve të kërkesës duke ndikuar ne stabilizimin e prodhimit dhe punësimit per tu afruar tendencave të tyre afatgjata.
Si rezultat I kesaj politike,normat e interest për kredinë për sektorin privat kanë patur prirje rënëse gjatë gjithë vitit 2014, çka është reflektuar edhe në përmirësimin e ritmeve të rritjes së kredisë gjatë gjysmës së dytë të vitit. Rritja vjetore e saj rezultoi 3.8% në fund të muajit nëntor, nga 1.6% që shënonte në fund të tremujorit të tretë të vitit. Në veçanti, kredia në lekë shënoi një rritje vjetore prej 9.3% në muajin nëntor, duke përcjellë ne menyre te drejtperdrejte efektin stimulues të politikës monetare te ndermarre nga BSH, duke treguar një ecuri më të mirë se kreditimi në valutë .
Megjithë tendencat përmirësuese, ecuria e kredisë vazhdon të mbetet e zbehtë si pasojë e problemeve të kërkesës e të ofertës. Nga ana e kërkesës, rritja ekonomike nën potencial dhe pasiguria e sektorit real i detyron bizneset të shtyjnë në kohë planet e tyre të investimit dhe të kërkesave për financim. Nga ana e ofertës, ecuria e kredisë vazhdon të ndikohet negativisht nga niveli i lartë i kredive me probleme, të cilat rëndojnë bilancet e sistemit bankar; nga primet e larta të rrezikut në sektorë specifikë të ekonomisë, duke I bere këto sektorë pak atraktivë për kreditim:nga politikat konservatore të bankave mëma, të cilat imponojnë politika shtrënguese kreditimi në Shqipëri. Analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se aktiviteti kreditues do të shënojë një përmirësim të ngadaltë gjatë vitit 2015.
Nga ana tjeter rritja ekonomike afatgjatë e vendit dhe shkalla e punësimit e lidhur me të përcaktohen nga faktorë strukturorë, si rritja dhe kualifikimi i burimeve njerëzore, progresi teknologjik, struktura dhe funksionimi i ekonomisë, por edhe stabiliteti ekonomik dhe financiar i vendit.
Në këtë kontekst, politika monetare nuk ka ndikim dhe nuk mund të përdoret për nxitjen e rritjes afatgjatë ekonomike. Por nëpërmjet garantimit të stabilitetit të çmimeve, ajo i jep mundësi ekonomisë të shfrytëzojë në mënyrë të plotë burimet e rritjes afatgjatë ekonomike.
Eksperienca nga kriza globale financiare tregon se:rritja ekonomike afatgjate kerkon adresimin ne menyre prioritare te reformave strukturore.Cdo zvarritje e saj veshtireson me shume reformen,qe eshte garancia per përparimin e vërtetë dhe nje te ardhme me te qëndrueshme.