“Qatar Airways”, gati të thyejë rekordin për fluturimin më të gjatë

Kompania ajrore ”Qatar Airways” është e gatshme që të vendos fluturimin më të gjatë të pasagjerëve në botë, me vendosjen e linjës Doha-Okland.

Nëse linja e re vendoset, fluturimi do të jetë 14 538 kilometra i gjatë dhe do të zgjasë 18 orë e 34 minuta.

Koha e udhëtimit të fluturimit më të gjatë deri tani Dallas-Sidnej e kompanisë ”Qantas” ishte 16 orë e 55 minuta, ndërsa fluturimi ishte 13 804 kilometra i gjatë.

Fluturimi më i gjatë i ”Qantas”-it do të jetë më 31 mars Dubai-Panama Siti, që do të zgjasë 17 orë e 41 minuta.

Por, linja e paralajmëruar e ”Qatar Airways”-it do të thyejë edhe këtë rekord. Konfirmimi për planet e ”Qatar Airways”-it erdhi nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Akbar Al Baker.

SHKARKO APP