Që Komani të mos vdesë
KOMENT
Nga Gëzim Llojdia
Në disa këndvështrime, Komani është krejt pasuri. Rryma nga hidrot, liqeni ujorë dhe më tej endet nëntoka si pasuri e lashtësisë. Ditët e fundit lindi edhe polemika. Shtyllat për rrymën nëpër luginë. 4 gjithsejtë me këto të dhëna: (AP17-AP20) dhe thuhet se kanë 50 m lartësi. A duhet të kapërcejnë këtë sit arkeologjik telat? Fusha elektromagnetike do t’i bjerw sipër sitit arkeologjik. Një pasuri e jetës arbërore ku diagrami i rrahjeve të zemrës së këtij siti duhet të këputet, nga linja e rrymës. A shikohet mundësia e ndonjë devijimi. Ndërkaq vetëm qëllimin e dimë .Linja 400 kV duhet bërë, mirëpo a nuk duhet bërë pa prishur sitin arkeologjik, konkretisht zonën B.
Thirrja. Mos është britma e njerëzve, që si zë gjumi për këtë pasuri .Thirrja mos është, që pavetëdijshëm u lëshon shpirti, dhimbje për mos rrënimin definitiv të një qendre të madhe në të ardhme, një park? Formula që përsëritet nga zyrtarët është: zona e mbrojtur me ligj, që në vitin 1963, është vetëm Kalaja e Dalmacës dhe nekropoli, tregon se cila është zona që nuk duhet prekur dhe cila është ajo që me përkufizim, lejon ndërhyrje.., mirëpo potencial arkeologjik besoj se shtrihet dhe në zonën B. Nëse aty hynë linja, pra shtrihen telat dhe vendosin shtyllat, ajo shprehen specialistë të energjetikës, pengon zhvillimet mbi sit me metoda moderne. Nëse përmbi këtë sit përshkojnë telat. Në të vërtetë një vargëzim dantesk do të përbënte ngjyrën e saj: Lasciate ogni speranza voi chentrate”.d.m.th ,ju që hyni këtu lani duart nga çdo shpresë. Mirëpo e shqiptarizuar do të mund të thuhet:ju që shkoni këtu në këtë zonë,lani duart nga ardhmëria e tij. Ende fshehur edhe nën dëborën e kësaj toke. Në errësirën e nëntokës ka thesare të jetës arbërore.
Një lutje do të ishte mirë për zyrtarët: Ngrehuni nga kjo ëndërr. Nesër,ç’do të ndodh? Arkeologët presin nga nëntoka e Komanit. Si pritja,si ardhja e mëmës. Lotë-gëryer. Në kohë të kohës. Në rrugë të hënës. Në rrugën e mugëtirës. Argjendi i hënës, shtrohej. S’rrëzonte vetëm hirin. Me sytë e përlotur. Ne me e pabesinë,me këmbët e veta në greminë. Pra nesër do të jetë vonë kur. E vdekur, në dimër. Shkretinë. E baltosur krejt udha. Rrugët u mbyllën. Udhëtimet u fshinë. Sytë të ngrirë. Shkëmbinj të vdekur. Diamante fshehur. Zgavra të kafkës. Stalagmite në hapësirë. Duke menduar shumëzimin në stinë. Me mugullim sythesh. Pikëllim muzgu me trishtim. Për atë Zot nuk duhet të ngjas kështu. Shqyrtimi më i saktë,është Kultura e Komanit duhet të rrojë , është materia e jetës arbërore. Frymëmarrja e jetës arbërore.
Apo është, ajo çfarë shumë njerëz besnikë kanë besuar, që ajo të jetë për shekuj me radhë: Nëntoka jonë -një mrekulli? Është mese e natyrshme, mese e vërtetë, që disa studiues dhe shumë historianë mendojnë se nëntoka jonë është krejt vendpasurish nga vendbanimet e hershme ilire- arbërore? Kështu gjykoi edhe Patsch. Në verën e vitit 1923. Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch, një ndër historianët, që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare. Në atë vit është gjendur në Tiranë dhe sipas gazetës: “Shtypi”, ka kontribuar mjaftë për organizmin e muzeut kombëtar . Duke ju referuar kësaj ngjarje siç ishte ngritja e muzeut kombëtar , Patsch ka dhënë për reporterin e gazetës një intervistë. Historiani i njohur sjell fakte dhe dokumente të reja për historinë e këtij vendi . Patsch shprehet për të kaluarën e lashtë dhe shumë të ndryshme.
Dr.Prof.Neritan Ceka në librin: “Ilirët”, saktëson se përse quhet Koman dhe jo vetëm kaq, por autori citon edhe zbuluesit e huaj të kësaj kulture . Quhet e Komanit, thotë N.Ceka, për shkak se kjo kulturë u zbulua për herë të parë afër fshatit Koman të Pukës, në vitin 1892, nga konsulli francez në Shkodër, Degrand dhe pikërisht në një varrezë në vendin e quajtur Kalaja e Dalmacës. Degrand gjeti në varrezë një numër të madh sendesh zbukurimi dhe armësh; dhe gabimisht kujtoi se kishte ndeshur në një vendbanim pellazgësh. Duke vijuar me përshkrimin e Cekës gjejmë se :Më pas, arkeologë dhe studiues të tjerë, si P. Treger dhe konsulli austriak në Shkodër T. Ippen i cilësuan varret si ilire dhe vunë në dukje ngjashmërinë e objekteve me gjetje në varreza të tjera në Bosnjë, por edhe me sende zbukurimi të malësorëve të zonës. Italiani Ugolini i bëri një analizë më të imtë materialit dhe dalloi aty objekte me origjinë kelte, me origjinë bizantine dhe origjinë romake; por edhe të tjera me origjinë “barbare”.Më pas, arkeologu gjerman H. Bulle gjeti objekte të ngjashme në një varrezë në Afjona të Korfuzit. Pas Luftës II Botërore, arkeologu shqiptar Hasan Ceka mbrojti tezën se varreza e Komanit i përkiste mesjetës, dhe bartësit e asaj kulture nuk ishin ilirë, por arbër. Më pas, kjo tezë u çua përpara nga Skënder Anamali dhe të tjerë arkeologë shqiptarë.
E gjithë kjo kulturë arbërore nëse fokusohemi te pasojat, do të ketë të atillë . Paralajmëruesit, janë specialistë dhe anëtarë të një forumi po thonë gjithçka ,por zakonisht zyrtarët edhe ata thonë në një kuptim tjetër,bëhet llaf për vendosje shtyllash e telash. Duke qenë e atillë,është krejt ndryshe. Nëse zhvendoset larg zonës B ngase dihet që edhe zonat B kanë potenciale të fshehura,pra nëse nuk cenohet ky sinor atëherë ky projekt është i gjithi mirë ne jemi për të thënë sikurse të gjithë shpresojnë të realizohet si projekt dhe se ata që ndjekan ecurinë e tij jashtë hapësirës së zonës B,përtej hapësirës të sitit arkeologjik mbi një numër të ditëve apo javëve për ta përfunduar … por pastaj nëse ky projekt bënë diçka shkatërruese konkretisht të një kulture të hershme ,që na identifikon të gjithë këto,trillime vetëm nuk janë…Pra, çfarëdo qoftë ky projekt vlen të përmendet se duhet ndërtuar, por pa shënuar vijën e tij përmbi sit, ndonëse shenjat paralajmëruese janë për të kundërtën dhe se zyrtarët ende nuk bëjnë përmendje të pasojave që mund të ngjajnë.