Që sot hyn në funksion të plotë sistemi i ri evropian i hyrje/daljeve (EES) në 29 vendet e hapësirës Schengen

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, duke nisur nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Schengen ka hyrë në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes – Entry/Exit System (EES). Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me një regjistrim elektronik të hyrjeve dhe daljeve për shtetasit e vendeve jo-anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe qytetarët shqiptarë.
I nisur në mënyrë të pjesshme që prej tetorit 2025, sistemi tashmë do të aplikohet plotësisht për të gjithë udhëtarët që hyjnë në zonën Schengen Area për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët duhet të kenë parasysh disa procedura të reja:
Në hyrjen e parë pas 10 prillit 2026, në pikat kufitare do të kryhet regjistrimi i:
– të dhënave të pasaportës;
– fotografisë së fytyrës;
– gjurmëve të gishtërinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet bëjnë të ditur se refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike do të sjellë automatikisht refuzimin e hyrjes në territorin Schengen.
Gjithashtu, në fazën fillestare të zbatimit priten vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore, për shkak të përshtatjes me sistemin e ri. Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria rikujton se pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike, ndërsa nuk kërkohet aplikim paraprak për EES, pasi regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.
Sistemi i ri nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit në hapësirën Schengen, që mbetet maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.
Në përfundim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?