Qendra e Tiranës siç u ideua nga Rama, Veliaj “fshin” projektin e Bashës

 

Erjon Veliaj rikthen projektin e Edi Rames për sheshin “Skenderbej”.

Kreu i ri i Bashkisë se Tiranës deklaroi se së shpejti nis zbatimi i planit, për kthimin e qendrës së kryeqytetit në një zonë vetëm për këmbësoret. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht me ketë projekt, bashkia ka siguruar financime për ndërtimin e unazës se vogël, kryerjen e shpronësimeve si dhe per projektin e parkut te Liqeni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihet nëse do te jetë maket i “projektit Rama” qe do te zbatohet mbi sheshin “Skenderbej’ apo kryetari Veliaj do te zhvilloje konkurs tjetër per qendrën.

Para zgjedhjeve vendore te 2011, në sheshin “Skënderbej” u krye 80% e punimeve nëntokësore të projektit.

Por, kur Lulzim Basha mori drejtimin e bashkisë, projekti i Rames për qendrën pedonale "u gropos", bashkë me miliona euro të financuara nga qeveria e Kuvajtit.

Kryebashkiaku Veliaj jo vetëm do të rikthejë projektin e qendrës pa makina, por do të rrezojë edhe projektin e Bashës për zgjatimin e Bulevardit. Ndryshe nga projekti “Basha”, zona nga stacioni i trenit deri tek Lumi i Tiranës, në Paskuqan do të jetë pa ndërtesa të larta, me një hapësirë të gjelbër dhe me parqe. Këto detaje kryetari Veliaj i ka bërë publike gjatë ngritjes së Këshillit të Biznesit, organ konsultativ me të cilin do të diskutohen çështje të buxhetit të Tiranës, paketës fiskale dhe projektet e bashkisë.

Veliaj qetësoi subjektet private dhe ndërmarrjet e varësisë, se borxhi i krijuar 31 milion euro gjatë drejtimit të Lulzim Bashes, jo vetëm do të njihet prej tij, por ka nisur edhe të shlyhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?