Qëndrimi i Vuçiçit për Ibrin, Berisha: Padroni i Ramës kërcënon Kosovën, PD e dënon me forcë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke e cilësuar atë si një kërcënim ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. ”Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon”,-shkruan Berisha.
Postimi i plotë
Do t’ju shterojë uijn!
Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj.
Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon.
KOHA JONË SONDAZH

