Qentë e Putinit trembin për vdekje gazetarët japonezë (FOTO & VIDEO)

Presidenti Rusisë, Vladimir Putin, i cili është i dashuruar pas qenve, i mban ata pranë edhe në takimet zyrtare.

Pak kohë më parë, Putini e ka trembur kandelaren gjermane Merkel gjatë një takimi zyrtar, pasi qeni i tij i zi iu afrua kësaj të fundit.

Kësaj radhe, Putini ka pritur në një intervistë dy gazetarë japonezë, ku është shfaqur së bashku me një nga qentë e tij të rracës japoneze Akita.

Qeni me emrin “Yume”, që në japonisht do të thotë “ëndërr”, është dhuratë për Putin nga qeveria e Tokios, 4 vjet më parë në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas Cunamit të 2011-ës që goditi Japoninë.

YouTube player

SHKARKO APP