Qeveria do të përballet me çdo kosto, që “Bankers të paguajë 75 mln dollarët!”

 

Qeveria nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për të arkëtuar 75 milion dollarë, të cilat auditi i Drejtorisë së Tatimeve i ka njohur si detyrim ndaj shtetit shqiptar kompanisë “Bankers Petrolium”.

Edhe pse kompania ka kërcënuar se do të bllokojë aktivitetin tregtar në Shqipëri, dhe nga ana tjetër ka ankimuar bllokimin e llogarive bankare në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, e ka komentuar këtë si një gjuhë shumë e ulët nga ana e kompanisë kanadeze.

Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, kreu i Energjisë tha se pala shqiptare ka marrë përsipër t’i përgjigjet çdo lloj kostoje, pasi nuk do të lejojë më abuzimin me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Gjiknuri sqaroi edhe çmimin e importit të energjisë që ka kryer OSHEE për dhjetorin. Sipas tij, nuk është e vërtetë se vlera në bursën hungareze ka qenë 20 euro për megavat orë, por çmimet e energjisë kanë ndryshuar nga dita në ditë.

Në qershor të 2016-ës do të hiqet edhe faturimi aforfe, pasi do të përfundojë instalimi i matësve për të gjithë abonentët. Që në janar Kompania e Shpërndarjes do të nisë edhe investimin në rrjetin e energjisë, me një fond buxhetor prej 200 milion dollarësh, por kjo nuk do të zgjidhë në mënyrë përfundimtare defektet dhe ndërprerjet, pasi kërkohet një shumë që kap shifrën e 1.6 miliard dollarëve.

SHKARKO APP