Qeveria e shkarkoi, Alibeaj: Veliaj nuk do ta çojë vendimin në Kushtetuese
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Erion Veliaj nuk do e çojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkarkimit të tij. Për të Veliaj ka goditje nga të gjitha krahët dhe sipas tij, nëse do ta çonte çështjen në Kushtetuese, kjo nuk do të ishte në dobi të kryeministrit Rama. Ai tha gjithashtu se deri më tani nuk ka parë asnjë sinjal rebelimi nga ana e Erion Veliajt, teksa shtoi se mund të ketë edhe një pakt mes tij dhe Ramës.
”Unë kam një përshtypje që Erion Veliaj nuk do ta çojë dot çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj që në këtë situatë, kaq kohë sa ai është në një sulm, ka goditje nga drejtësia, nga partia e vetë dhe nga një pjesë e opozitës, nuk kam parë asnjë lloj sinjal rebelimi prej qenie njerëzore nga ai.
Do të dukej e çuditshme nëse do e çonte në Gjykatën Kushtetuese, për një arsye, sepse një ankim eventual në Gjykatën Kushtetuese do e pezullonte shkarkimin.
Çështja do të shkonte në Kushtetuese, Kushtetuesja do të merrte kohën e vetë dhe do të shtyhej në kohë. Elementi i shtyrjes apo zvarritjes nuk do të ishte në dobi të Edi Ramës. Ndoshta mund të ketë edhe një pakt me Veliajn për këtë situatë”.
KOHA JONË SONDAZH

