Qeveria greke hesht për kurvëllëkun të supozuar të Linditës dhe Parashqevisë

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

1./ Nga Dhërmiu po u sjellim listën e çmimeve:

Për një macchiato me shumë qumësht ju paguani 1500 lekë.

Një shishe uji e vogël, 1000 lekë

Një shishe birre importi, 3500 deri 5000 lekë.

Drekë e thjeshtë me sallatë, supë, rizzoto buzë detit vetëm 28 mijë lekë për person.

Për një natë në një nga hotelet e Dhërmiut ju paguani 35 euro ndërsa për prishjen e një garazhi pa leje ju paguani incidente diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë…

Po ua shpreh pa më të voglin ekuivok se këtu nuhas padrejtësi. Gjergj Goro, kryebashkiaku ortodoks i Himarës dha urdhër të shembet godina pa leje që konsiderohej si vend i shenjtë për pelegrinët lokalë ortodoksë dhe menjëherë reagoi qeveria në ikje ortodokse greke.

Një tjetër Gjergj, një tjetër ortodoks, kantautori Gjergj Leka akuzoi si kurva kungëtaret ortodokse Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori e ndërkohë qeveria ortodokse greke qëndroi indiferente. Pas hulmutimeve të mia dyshoj për këtë indiferencë. Ndoshta dje në takimin urgjent të Athinës, shenjtëria e tij Janullatos nuk ia ka shprehur si shqetësim kryeministrit Cipra kurvëllëkun e supozuar të Parashqevisë dhe të Linditës ose qeveria greke qëllimisht nuk po shprehet zyrtarisht sepse asnjë prej këngëtareve nuk është as dhërmiote e as himariote.

Parashqevi Simaku jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka nënshtetësi amerikane. Në darkë rreth orës 7 me orën lokale pritet një deklaratë e ashpër e Departamentit të Shtetit…

SHKARKO APP