Qeveria harron Morinën, policët i kanë blerë vetë maskat, dezinfektimi i kufirit nga Kosova

Kontrollet në pikat kufitare e udhëtarëve është një prej masave të marra nga qeveria shqiptare kundër përhapjes së koronavirusit, ku numri i të prekurve në vendin tonë vijon të rritet. Por skandali denoncohet nga efektivët e policisë kufitare në Kukës, të cilët thonë se nuk janë pajisur me maska, ndërsa dezinfektim ka bërë vetëm pala kosovare.

Efektivët e Policisë kufitare në qarkun e Kukësit nuk janë pajisur me maska mbrojtëse kundër koronavirusit edhe pse janë në vijën e parë të personave të kontaktit me personat që mund të rezultojnë të prekur.

Alarmin e ka ngritur drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Zija Sula, i cili tha se edhe dezinfektimin e pikave kufitare e ka bërë vetëm pala kosovare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sula: Detyrimin kryesor për furnizimin me bazë materiale për punonjësit e pikave të kalimit e kanë institucionet e shëndetit publik në qarqe, faktikisht ne këtë asistencë nuk e kemi marrë deri tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria ka pezulluar udhëtimet drejt Italisë nga deti dhe ajri, ndërsa lëvizja nga pikat tokësore vijon normalisht.

Në Kapshticë këtë të martë hyri një shtetas kinez i cili vinte nga Selaniku, por ishte i pastër nga virusi.

“Jam nga Kina. kam një muaj  e tre javë që jam në udhëtim në Europë. Po vij nga Selaniku, një tjetër vend i prekur nga koronavirusi. Personalisht jam mirë, e kam kontrolluar veten  dhe po zbatoj masat. Jam i frikësuar ndaj nuk takoj shumë njerëz dhe nuk dal në hapësira publike. Gjendjen në Kinë e mësoj përmes medias. Atje situata po përmirësohet. Por tani i frikësohem virusit edhe në Europë”.

Udhëtarët në hyrje i nënshtrohen kontrollit të rreptë.

“Akoma më të forta duhet të jenë masat”.

Lëvizja në pikat kufitare tokësore me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën konsiderohet normale.

Ora News - Qeveria harron Morinën, policët i blenë vetë maskat, dezinfektimi i kufirit nga Kosova

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?