Qeveria i ka tradhtuar Minatorët!

Nga: Roland Keta/Çdo minatorë apo qytetarët  në ato qytete ku ka aktivitet minerare, po shikojnë se qeveria i ka tradhtuar minatorët, dhe nuk ka vullnet ti dëgjojë dhe të kthejë vëmendjen tek problemet që kanë minatorët. Qeveria u premtoi minatorëve të Bulqizës dhe minatorëve në gjithë Shqipërinë për statusin e minatorit, dhe sot në vitin e tretë të qeverisjes minatorët janë të braktisur. Politika i ka borxhe Bulqizës, atje ndodhet një nga pasuritë më të mëdha të vendit, minierat e kromit e këtij minerali të kushtueshëm që ka kontribuar në buxhetin e shtetit miliona dollarë, por fatkeqësisht, muajt e fundit si rezultat i tregut ndërkombëtar ka rënë ndjeshëm çmimi i kromit. Këto miniera të filluar aktivitetin e tyre nxjerrës që nga 1948, dhe deri në vitin 2001 u administrua nga shteti, dhe nga 10.05.2001 nga qeveria e majtë e asaj kohe ju dha me koncesion “DARFO ALBANIAS  s.p.a“ për një periudhë 30-vjeçare dhe që nga ajo kohë është dhënë disa herë nën kontraktore vetë ndryshëm pa i analizuar mënyrën e dhënies. Nga 2005 si rezultat i rritjes të tregut të kromit dhe rritjes së çmimit të tij janë dhënë qindra leje minerare.

Miliona dollar ka marrë shteti nga kjo pasuri, rreth 4 milion dollar në çdo vite, pra vetëm për 10 vitet e fundit mbi 40 milion dollar, pa llogaritur 60-65 shfrytëzim miliarda dollar. Po si është ajo zonë?  E varfër me problem temë dhe sociale, me infrastrukturë të dëmtuar, me dhjetëra të vdekur me qindra invalidë, ambiente dhe kushte jo të favorshme për punë, paga të ulëta dhe jo vëmendje për minatorët dhe për qytetin e tyre.

Ka rreth 2 vite, sidomos të fundit që ka rënë prodhimi i kromit, si rezultat i presionit, panikut dhe politikave të kësaj qeverie duke rritur taksat. Por 4-5 muajt e fundit si rezultat i rënies së tregut ndërkombëtar, ka një rënie të theksuar të çmimit të kromit dhe aktivitet minerare janë në ditët më të vështira. Subjektet i janë drejtuar Ministrisë së financave për të hartuar politika, për ti ndihmuar këto biznese por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhur.

Sot ka mbi dhjetëra biznese që e kanë mbyllur aktivitetin dhe janë lënë në rrugë të madhe mbi 300 punëtor, a kanë vallë këto familje? Me çfarë do ushqehen?  Ku shkoi puna dhe djersa e tyre? Pse biznesi duhej ti linte në rrugë të madhe? A është shkelur kodi i punës? Ku janë sindikatat? Ku është qeveria? Sot edhe ato biznese që vazhdojnë aktivitetin kanë ulur pagat deri në 1500 lekë, ky është turp, kjo nuk ka moral për shtetin dhe për biznesin. A janë ligjore këto? Valle ku ishte çmimi i kromit mbi 250 dollarë, sa ishte paga e punëtoreve,  pse duhet që teje te kjo pagë qesharake, a e dini se ato futën në minierë në mëngjes edhe nuk janë të sigurt nëse do të dalin të gjallë, a i kanë kushtet e punës të sigurta? Le ti kthehemi çfarë po bën shteti: Bizneset kërkuan nga qeveria që të ulë rentën minerare dhe të ulet tatim-fitimi. Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentë për të ndihmuar me politika këtë aktivitet, të mos i tradhtojë minatorët por ti mbështesë ato.

Ato sot janë të braktisur nga gjithçka shërbimin shëndetësor  në Bulqizë nuk e kanë të sigurt, spitali i Bulqizës është pa kirurgë dhe pa reanimatorë. Ku është statusi i minatorit që u premtua, kjo qeveri uli moshën e pensionit dhe mirë bëri, e përshëndesim të gjithë, por çfarë bëri nga ana tjetër rriti % të kontributeve me 5% , pra minatorët e blejnë  me kontributet e derdhura vetë këtë 5 vjeçare. Po çfarë ndodhe dhe me këtë ligj minatorët janë tradhtuar nga qeveria sepse sipas informacioneve nuk u derdhën sigurimet 3% nga subjektet. Pra minatorët nuk janë të siguruar sipas ligjit. Qeveritar u kemi borxhe minatorëve, ato nuk e meritojnë tradhtinë, kthejeni vëmendjen tek ata. I jepni dhe kthejeni rentën minerare tek qyteti i Bulqizës. Minatorët janë heronjtë e Shqipërisë dhe të shtetit.

*Deputet i PD-së në Bulqizë

SHKARKO APP