Qeveria ka shkurtuar shpenzimet për ambasadat me -23%

Qeveria shqiptare shkurtoi me 41% shpenzimet qeveritare jashtë vendit, ku përfshihen shpenzimet e udhëtimit të qeveritarëve jashtë dhe ato për funksionimin  e ambasadave.

Më 2015-n,  këto shpenzime ishin gjithsej 15.5 milionë dollarë, nga 26.5 milionë dollarë që ishim në vitin 2014 me një ulje 41%.

Në këto kursime shihet se një ulje drastike kanë pësuar pagesat për ambasadat dhe personelin e tyre me -23%.

Shpenzimet për funksionim e ambasadave, duke përjashtuar pagat, u ulën me 3 milionë dollarë më 2015, të cilat pësuan ulje me 32 % në krahasim me 2014-n. Në vitin 2014, buxheti i Shqipërisë shpenzoi mbi 9 milionë dollarë për shpenzimet operative të ambasadave, ndërsa në vitin 2015, këto shpenzime ishin 6 milionë dollarë.

Gjithashtu janë shkurtuar edhe shpenzimet për pagat e personelit të ambasadave me 14% ose me rreth 770 mijë dollarë.

Shpenzimet u reduktuan edhe për udhëtimet e qeveritarëve jashtë vendit.  Administrata shqiptare ka shpenzuar më 2014 rreth 9.5 milionë dollarë në udhëtimet jashtë vendit, ndërsa më 2015 këto shpenzime ishin vetëm 2.8 milionë euro, me një ulje 70%. Shihet se kursimet më të mëdha të jenë qëndrimi në hotele pasi tek udhëtimet, diferenca e shpenzimeve të 2015, është vetëm 23. 5 % më e ulët.

SHKARKO APP