Qeveria përdor një ‘Zis’ kundër përmbytjeve

 

Edhe pse është kritikuar për përgjigjen e saj ndaj përmbytjeve, qeveria sërish është në veprim.

Vetëm se kjo foto e bërë nga deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri, ka shkaktuar humor e debat në rrjet.

Ja çfarë shkruan aktori i humorit, Julian Deda:

“Ju prezantojmë masat e marra nga qeveria për tharjen e ujit që ka pushtuar Vlorën.

Mjeti – Zis

Funksioni – Motopompë lëvizëse

Viti i Prodhimit – 1945 – 50

Hera e fundit e përdorur – 1953

Qëllimi – Tharja e ujit në të gjithë Vlorën

Drejtues – Një çun nga Skela

Co-Pilot – Një tjetër nga Çolja

Financues – Qeveria Shqiptare, që ka dy ditë që sheh ndeshje në shtëpi”.

SHKARKO APP