Qeveria suedeze mbështet avancimin e barazisë gjinore në Shqipëri
Fondi u miratua nga qeveria suedeze përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Sot për këtë qëllim u nënshkrua marrëveshja nga Drejtoresha e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Lisa Fredriksson dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Toumi –Benjelloun.
Kontributi financiar suedez do adresojë cështje të tilla si, forcimin e kapaciteteve të institucionevë për promovimin e barazisë gjinore dhe përkatësisë gjinore duke përfshirë planifikimin e përgjegjshëm dhe buxhetimin gjinor, rritjen e përgjegjshmërinë ndaj dhunës me bazë gjinore si dhe fuqizimin ekonomik të grave.
Drejtoresha Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Lisa Fredriksson, u shpreh se, “Une jam shume e lumtur te rikonfirmoj partneritetin tone, duke nenshkruar kete marreveshje te re per te ndihmuar Shqiperine ne arritjen e potencialit te saj te plote duke krijuar nje mjedis aftesues dhe duke fuqizuar burrat dhe grate te kene te njejtin pushtet dhe mundesi per te konsoliduar shoqerite dhe jetet e tyre”.
Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Toumi- Benjelloun, theksoi se, “Pjesëmarrja e gjerë e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes bën që shoqëritë të lulëzojnë. Së bashku me qeverinë suedeze, ne do të promovojme bashkëpunimin e burrave dhe djemve në mbështetje të grave dhe vajzave në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe stereotipeve gjinore. Së bashku, qëllimi ynë do të jetë promovimi i mundësive për të nxjerrë nga pasiguritë ekonomike jo vetëm gratë, por edhe më të varfërit. Jam shumë e lumtur që fondet suedeze shkojnë ne drejtim te avancimit te barazise gjinore ne Shqiperi. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj qeverisë suedeze – një përkrahëse e vazhdueshm dhe gjithmonë në rrjeshtin e parë për zhvillimin e grave në Shqipëri”.
Programi i Bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe OKB-së mbështet përparësitë kombëtare dhe sfidat e zhvillimit të vendit në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal dhe lokal dhe politikave sociale gjithëpërfshirëse. Programi mbështet shqipërinë në axhendën e saj të integrimit evropian. Kjo është hera e tretë që qeveria suedeze mbështet Programin Një OKB në Shqipëri dhe vecanërisht në përpjekjet e saj për të promovuar barazinë gjinore dhe crrënjosur dhunën me bazë gjinore.