Qeveria tërhiqet për “Shpifjen”, media fiton, por…

 

Nga Mentor Kikia

Qeveria është tërhequr nga rikthimi i dënimit të shpifjes me burg, një nen i Kodit Penal që godiste drejtëpërdrejtë median.

Nuk kaluan as 24 orë nga publikimi i lajmit dhe një reagim i fortë i medias dhe politikës, bëri që qeveria të tërhiqet.

Sado u mundua ta shesë atë si një keqkuptim, pasi gjoja shpifja ishte vetëm për politikanët e jo për gazetarët.

LSI paralajmëroi qartë se nuk do ta mbështeste këtë draft, që kërkon 84 vota në kuvend.

Në këto kushte PS nuk e vazhdoi aventurën dhe njoftoi zyrtarisht se do ta rishikojë draftin.

Një fitore për lirinë e medias dhe për demokracinë.

Por unë dua ta bëj një vërejtje edhe për komunitetin tonë.

Një pjesë e gazetave dhe TV-ve janë bërë më keq se facebook-u.

Muhabete kafenesh i gjen në formën e lajmeve dhe artikujve, duke dëmtuar sa atë, ndaj të cilit është shpifur, sa standardin dhe seriozitetin e medias.

Ne gëzojmë që nuk do të ketë një ligj që na con në burg, por duhet të bëhemi më të përgjegjshëm, si një detyrim, në radhë të parë, ndaj atyre që na ndjekin, popullit, dhe që na beson më shumë se qeverine, parlamentin dhe drejtësinë.

SHKARKO APP