Qeveria u votua në 25 minuta seancë, PD letër trupit diplomatik në Tiranë: U shkel rëndë Kushtetuta

Partia Demokratike përmes një letre të përgatitur nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka vënë në dijeni trupin diplomatik të vendosur në Tiranë, për zhvillimet e seancës së sotme plenare, e cila përfundoi brenda 30 minutave edhe pse ishte parashikuar të ishte një maratonë. Mes tensioneve në Kuvend, maxhoranca votoi kabinetin e ri dhe programin qeverisë për 4 vitet e ardhshme në më pak se 5 minuta, me kryeministrin Edi Rama që e braktisi foltoren pas zhurmës së krijuar nga ligjvënësit e djathtë.

LETRA E PD

Në mënyrë antikushtetuese, Kryetari i Kuvendit miratoi një urdhër politik të ardhur nga Kryetari i grupit të shumicës, duke mbyllur seancën plenare me miratimin e programit politik dhe të kabinetit të ri qeveritar pa debat politik, në shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe në cenim të rëndë të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mohimi i të drejtës për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themelor të vendit dhe të rregullave të brendshme të Kuvendit tregojnë qartë një minimin e qëllimshëm të rendit kushtetues dhe uzurpim të autoritetit legjitim vendimmarrës të institucioneve demokratike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë situatë të paprecedentë, shprehim me shqetësim minimin e jetës parlamentare, mohimin e së drejtës kushtetuese të deputetëve për debat politik dhe, mbi të gjitha, shpërfilljen e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë, duke tentuar asgjësimin total të organit më të lartë përfaqësues të vullnetit të tyre politik.

Ne vërejmë me shqetësim të thellë erozionin e vazhdueshëm të rolit të Kuvendit si institucioni më i lartë vendimmarrës në Shqipëri. Zhvillimet e sotme treguan një plan të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare dhe për ta reduktuar Kuvendin në një zgjatim të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar kështu kontrollin parlamentar mbi shumicën dhe mbi ligjet e paraqitura për shqyrtim dhe miratim.

Për rrjedhojë, e ndjejmë për detyrë të informojmë komunitetin diplomatik të akredituar në Tiranë mbi këto zhvillime të rënda, të cilat rrezikojnë seriozisht demokracinë parlamentare dhe rendin kushtetues në Shqipëri.

Ju lutemi, Shkëlqesitë Tuaja, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?