Qeveria zgjidh një tjetër çështje pa shkuar në Arbitrazh

 

Qeveria shqiptare ka zgjidhur një tjetër konflikt tregtar përmes mirëkuptimit, pasi kishte humbur më parë gjyqin në Arbitrazh.

Këtë herë bëhet fjalë për një përplasje me kompaninë kroate “Dalekovod”, e cila operon në fushën e energjisë.

Lajmi është bërë publik nga agjencia rajonale e lajmeve “See News” dhe konfirmohet edhe nga burime zyrtare të qeverisë.

Marrëveshja nuk është bërë publike, por sipas “See News”, që citon kompaninë kroate, përmes saj qeveria shqiptare ka marrë përsipër t’i paguajë "Dalekovod"-it 6.8 milionë euro, për të mbyllur konfliktin që zë fill tre vjet më parë dhe në qendër të të cilit qëndron ndërtimi i linjës së transmetimit me Malin e Zi.

SHKARKO APP