Qeveria zgjidh qesen për pensionistët, rritet bonusi i fundvitit
Qeveria ”Rama 4” ka rishikuar për të tretën herë buxhetin e këtij viti. Një pjesë e tyre pësuan ndryshime të konsiderueshme strukturore në fillim të shtatorin me krijimin e qeverisë.
Bonusi i fund-vitit që të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese do të marrin do të jetë më tepër se 5 mijë lekë. Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fund-vitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024 për shpërndarjen. Nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë. Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë shtesë.
Brenda vitin 2029 pensioni minimal pritet të dyfishohet. Nga rreth 10 mijë lekë aktualisht, pagesa mujore për të moshuarit dhe kategoritë e tera përfituese të pensioneve do të jetë së paku 20 mijë lekë. Qeveria synon gjithashtu që në katër vitet e ardhshme të dyfishojë edhe pensionim mesatar. Nga rreth 200 euro aktualisht ai pritet të bëhet 400 euro.
KOHA JONË SONDAZH

