QKR: Nga e hëna, bizneset mund të regjistrohen online tek noterët

Duke nisur që nga dita e hënë, tashmë të gjithë noterët do të kenë edhe një detyrë të re, atë të regjistrimit online të bizneseve të reja.

Ishte vetë drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero, e cila në një konferencë për mediat prezantoi edhe marrëveshjen e arritur, ndërsa theksoi se kjo strategji do të shkurtojë kohën e regjistrimit dhe kohën e pritjes së biznesmenëve në sportelet e QKR.

“Të gjithë ata qe duan të regjistrohen për herë të parë nga e hëna mund t’i drejtohen zyrave të noterëve të cilët do të mund t’i regjistrojnë dhe ndihmojnë biznesmenët e rinj deri në marrjen e përgjigjes.” tha Vjero.

Ndërsa shtoi se regjistrimi Online është po aq i vlefshëm sa ai në zyrë dhe sipas saj, kjo vjen për shkak të fluksit të madh të regjistrimeve të reja, 2700 prej të cilave vetëm në 15 ditët e para të shtatorit. 

SHKARKO APP