QKR: Regjistrohen mbi 20 mijë biznese të reja
Mbi 1000 regjistrime për çeljen e bizneseve të reja po kryhen çdo ditë që nga fillimi i muajit Shtator pranë sporteve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në të gjithë vendin, ndërsa fluksi vjen në rritje.
Sipas të dhënave nga QKR, fluksi në sportelet ka ardhur në rritje me një regjstrim mesatar ditor mbi 1,149. Vetëm në 9 ditët e para të muajit shtator, u regjistruan 4.847 biznese ose 3,8 herë më shumë se 2014, ndërsa pardje, të hënën u regjistruan 740 biznese.
Si 9-mujor, numri i bizneseve të regjistruara në QKR i kalon 50% më shumë se e njejta periudhë e 2014-iës, duke kapur totalin e 20.370 biznese të reja.
Vetëm në dy muajt Korrik-Shtator sivjet u regjistruan 11.496 subjekte, ose 3,7 herë më shumë se në vitin 2014.
Për QKR-në, nëse kërkuesit do të aplikojnë më shumë online, fluksi fizik nuk do jetë aq i madh nëpër sportelet e zyrave nëpër qarqet.
Rregjistrimi në platformën online, që kursen kohë, ofrohet nëpërmjet plaformës qeveritare të ndërveprimit “e-albania”, bëhet thjeshtë dhe mund të kryhet nga individët dhe bizneset.