Qytetarë nderi, veprime pa nder

Nga Sadedin Çeliku

Protestat e dhunshme në Prishtinë i ngjanin protestave të organizuara më 13 Mars 1981 vetëm me një ndryshim esencial. Në protestat e vitit 1981 kërkohesh zgjerimi i autonomisë së Kosovës, liri e pavarësi ndërsa këto ditë u kërkua e kundërta; destabilitet, anarshi dhe veprime të paligjshme antidemokratike. Në protestat e vitit 1981 populli kishte përballë policinë serbe, ndërsa dje ishin vetë shqiptarët zullumqarë.

E çuditshme por e vërtetë. Protestat e dhunshme u organizuan nga tre qytetarë nderi, tituj të dhënë nga Komunat dhe Bashkitë shqiptare, tituj nderi për politikanë që kërkojnë të vijnë në pushtet me dhunë e prej dhunës. Për ata që nuk njohin rregullat e lojës dhe kryefjalën e demokracisë. Ato zotërinj harrojnë se nuk jetojnë në Namibi e Zambia, por jetojnë në mes të Europës dhe ardhja në pushtet me dhunë është gati e pamundur matematikisht.

Së pari, protestat ishin politike dhe jo popullore, sepse ato u drejtuan nga tre liderë politikë Haradinaj, Limaj, Kurti, përfshirë dhe kryetarin e Bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmetin. Kryefjala e saj shprehte dëshpërim i asaj që ndodhi pas zgjedhjeve, pra dështoi emërimi i kryeministrit Haradinaj edhe pse i pavotuar nga elektorati kosovar dhe i ministrave Limaj dhe Kurti sipas formulës postzgjedhore. Pra tre parti që nuk shkojnë më shumë se 30 përqind e deputetëve me 120 të tillë. Që të tre gabuan qysh në fillim tek firmosën një koalicion antikushtetues duke mos i dhënë të drejtë fituesit, pra Partisë Demokratike të formojë qeverinë. Prishja e formulës së koalicionit është shkaku kryesor sepse kohë më parë këto protesta të dhunshme u paralajmëruan. Pra nuk është shkak as arsye shkarkimi i Jabllanoviçit dhe as miniera e Trepçes, por rrëzimi i qeverisë me dhunë që në përmbajtje shpreh urrejtje e hakmarrje primitive. Populli nuk duhet të mashtrohet dhe as tu vijë nga pas interesave politike të disa pseudopolitikanëve. Në thelb protestat e dhunshme nuk i bëjnë mirë as Kosovës hallemadhe, as integrimit saj dhe as zgjidhjes shumë çështjeve që kanë mbetur pezull. Përkundrazi protestat e organizuara e çojnë ujin në Beograd. Tashmë s’ka asnjë dyshim se po vërtetohet akuza serbe se Kosova nuk është në gjendje të bëj shtet dhe as të qeveriset vetë. Ndërkaq lidhur me këto protesta kanë reaguar edhe disa vënde të cilat nuk i mbështesin por këshillojnë që të tillave praktika tu jepet fund.

 

SHKARKO APP