Qytetarët e Vlorës protestojnë para bashkisë, përplasen me policinë: Duam ujë!
Qytetarët e Vlorës kanë nisur sot protestën para bashkisë pasi prej disa ditësh në qytet nuk ka furnizim me ujë të pijshëm.
Në sheshin përpara bashkisë janë mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët janë përplasur policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë.
Në drejtim të efektivëve të policisë, qytetarët kanë hedhur letra higjienike ndërsa me bidonë në duar kërkojnë prezencën e kryetares së bashkisë, Brunilda Mersini.
Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit.
Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.



KOHA JONË SONDAZH

