Qytetari: 3000 euro një certifikatë trashëgimie. Kryeministri: Na jepni votën …
Partitë politike në vend kanë hyrë në fushatë elektorale dhe shumica e liderëve të partive, po shkojnë qytet më qytet për të takuar elektoratin. Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte i pranishëm në një takim me të rinjtë në Laç.
Por të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë ndjekur live në “Facebook”, takimin e tij. Nga ana tjetër ata nuk kanë hezituar dhe i kanë komentuar.
Një qytetar i ka komentuar duke i thënë se në hipoteka e Tiranës, duhet të paguajë 3000 euro për të marrë një certifikate. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës i cili i ka thënë se ti japë një votë dhe të rregullojë Tiranën.
Qytetari: Edi bëj një xhiro nga hipoteka e Tiranës të shikosh sa eshte luftuar korrupsionin ( 3000euro një certifikatë trashëgimie)
Rama: Na jepni voten te mbajme timonin vete kaq di une!