Qytetari kritika Berishës në Elbasan: PD nuk bën asnjë analizë, ka seksione që nuk po funksionojnë

Në foltoren e Sali Berishës në Elbasan, nuk munguan kritikat. Një qytetar mori fjalën dhe tha se Partia Demokratike duhet të bëjë analiza dhe të marrë masa për riorganizimin e brendshëm. Ai theksoi se shumë seksione nuk funksionojnë dhe se PD duhet të ketë një qëndrim të qartë ndaj personave që nuk kontribuojnë.

”PD ka edhe mangësi të sajat, nuk bënë analiza politike, analizat politike janë si gishtat e dorës, analiza na tregon se ku jemi të dobët se si mund të rregullohemi dhe të funksionojë sa më mirë. Duhet që të shihet se kush punon dhe kush duhet që të marrë përgjegjësi për një humbje beteje.

Ka shumë seksione që nuk funkionojnë, PD duhet që të ketë një qëndrim ndaj këtyre njerëzve. Ata njërëz që kanë pasur pushtet dhe kanë kaluar tek PS i keni cilësuar tradhtar, ashtu janë në fakt dhe duhet që të ketë edhe një regjistër turpi për këta njerëz. Pse kalojnë këta njerëz andej. Kalojnë vetëm për favore dhe privilegje, Rama i merr për t’i përdorur”- tha demokrati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?