Qytetari kritikon Berishën: Duhet protestë dhe jo paradë mode. Flamur Noka është arrogant

Foltorja e PD-së përballë Kryeministrisë, nuk është pritur mirë nga qytetarët në Mirditë, aty ku këtë mbrëmje Sali Berisha zhvilloi një takim. Nga një qytetarët u shpreh se duhet një protestë dhe jo paradë mode. Sakaq ai kritikoi edhe qasjen e Flamur Nokës, kur tha se sekretari i Përgjithshëm i PD është një njeri arrogant.

”Më duket se foltorja s’është në kohën e duhur, duhet të ishte në shtator. Tani do harrohet Rama-Balluku. Protestat e tjera duhet që të jenë më të mëdhaja se ato që kemi pasur. Një pjesë e strukturave të kryesisë së PD-së janë bërë antipatike.

Kryesia e PD janë po ata që janë pjesa humbëse në 2013. U mor stafi i Bashës dhe kaloi prap tek ju. Janë po ata prap. PD duhet të formatohet nga kryesia nga këshilli kombëtar. Flamur Noka është arrogant nuk është ai për sekretar. Protestat janë bërë bajate. unë dua protestë, jo paradë mode”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?