Qyteti, ku edhe prostituat nuk kanë punë
Një qytet anglez, emri i të cilit ishte sinonim i kohëve të mira për brezat e britanikëveështë duke treguar shenjat e kursimit si plagë të mëdha të krizës ekonomike.
Dikur qyteti "'Blackpool", i cili ndodhet ne verilindje të Anglisë, ishte një qytet me të ardhura, me vende pune dhe shërbime dhe jeta aty ishte e mirë edhe në muajt e qetë tëdimrit.
Por sot ky qytet po vuan papunësinë dhe varfërinë, as sa edhe tregtia e seksit ka rënë.
"Blackpool" po kthehet në një qytet fantazmë, pa të ardhme.
The Sunday People në reportazhin për shndërrimin e qytetit, intervsitoi një 27 vjeçare, e cila humbi punën si recepsioniste në një hotel gjatë recesionit.
Ajo tani shet shërbimet e saj seksuale online, ku për një orë seks fiton 150 paund britanikë.
Ajo punon gjatë verës në Blackpool, ndërsa gjatë dimrit i duhet të gjejë punë nëManchester dhe Londër.
Natalie tha: "Unë kisha një punë dhe kisha bërë një kurs kolegji. Por puna ishte sezonaledhe hoteli po falimentonte.
"Në dimër unë shkoj në Mançester ose në Londër. Ashtu si çdo gjë këtu, puna si vajë "ekskortë" është sezonale. "
Shumë prostituta në qytet janë të pashpresa për shkak të varësisë nga droga.
Policia ka rritur patrullat, por këta të rinj të dëshperuar ndjejnë se nuk kanë alternativë.Një hotelier tha: "Nëse ata shkojnë në gjykatë dhe gjobiten, ku do t'i marrin lekët të paguajnë?- Ky është një rreth vicioz "
Në kohën e këtij pronari hoteli, Blackpool ishte një minierë ari, ndërsa prej 10 vitesh ky qytet qëndron në grahmat e fundit të mbijetesës.
Qeveria dhe partitë nuk kanë bërë asgjë për rimëkëmbjen e qytetit, veç disa konferencave.