Radha e “Sambës” braziliane. Belgjika përballje me Japoninë

Faza e 1/8-ave të finaleve do të shohë në fushën e lojës Brazilin e Belgjikën. Skuadra e Tites, që në këtë moment është favoritja kryesore për të fituar turneun, bashkë me Francën, do të zbresë në fushën e lojës në orën 16:00 për të luajtur sfidën me Meksikën, duke kërkuar ta mundë atë në mënyrë që të përvijojë rrugëtimin drejt titullit të gjashtë.

Brazili e Meksika janë përballur 40 herë mes tyre, e padyshim që bilanci anon nga ekipi 5 herë kampion i botës, me 23 fitore kundrejt 10 të meksikanve, ndërsa 3 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Në orën 20:00 do të jetë radha e Belgjikës që të luajë ndeshjen e saj, atë me Japoninë. Skuadra e Martinezit e mbylli grupin G me 9 pikë të plota, e në këtë sfidë do të kërkojë konfirmimin e saj, pas çerekfinaleve të arritura në Botërorin 2014 dhe Euro 2016. Japonia, nga ana e saj, u rendit e dyta në grupin H dhe u kualifikua për në 1/8-at e finaleve falë rregullit të “Fair Play”-t, që FIFA vendosi për edicionin e Kupës së Botës së këtij viti.

SHKARKO APP