Raiffeisen Bank International, fitim 288 milionë Euro në gjashtëmujorin e parë të 2015

Ne gjysmen e pare te vitit 2015, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar nje fitim para taksave prej 467 milion Euro, e cila ishte 10 perqind ose 51 milion Euro nen nivelin e krahasueshem te periudhes te vitit te kaluar. Ndersa rezultati operativ ishte 14 per qind nen nivelin e vitit te kaluar per shkak te renies te te ardhurave neto nga interesi; Rezultatet e vleresimit te larta nga derivativet dhe efektet one-off te ulura se sa ne vitin e kaluar (provigjionet  per Aktin e Marreveshjes ne Hungari) ka rezultuar ne nje permiresim te fitimit para tatimit. Fitimi pas taksave ra 12 perqind nga viti ne vit ne 326 milion Euro. Fitimi i konsoliduar per gjashte muajt e pare te vitit ishte 288 milion Euro, e cila korrespondon me nje renie prej 16 per qind, ose 57 milion Euro.

"Gjysma e pare e vitit 2015 u karakterizua nga kater faktore: luhatshmeria e larte ne tregjet valutore, mjedisi i zgjatur i normave te uleta te interesit, recesioni ne Rusi dhe Ukraine, si dhe rimekembja ekonomike ne Evropen Qendrore. Mbi te gjitha une nuk jam plotesisht i pakenaqur me rezultatet tona te gjashtemuajve te pare. Permiresimi i rendesishem i normave tona kapitale eshte veçanerisht i kenaqshem, "shpjegoi Karl Sevelda, Drejtor i Pergjithshem i RBI.

 

Numri mesatar i pjeses se mbetur te aksioneve ne periudhen raportuese ka qene 292.4  milion (viti me pare: 278.5 milion). Kjo ka rezultuar ne fitimin per aksion prej 0,98 Euro.

Te ardhurat neto nga interesi ulen 14 per qind Te ardhurat operative rane 11 perqind nga viti ne vit, ose 303 milion Euro, ne 2,444 milion Euro. Kjo  ishte kryesisht si pasoje e  luhatjeve te forta te monedhes (sidomos ne Rublen ruse dhe hryvnia  Ukrainase). Ne gjashte muajt e pare te vitit 2015, te ardhurat neto nga interesi rane 14 perqind, ose 272  milion Euro, ne 1,682 milion Euro nga viti ne vit. Pervecse i atribuohet nje marzhi te reduktuar te  interesit neto, kjo ishte gjithashtu  per shkak te renies te monedhes ne te ardhurat neto nga interesi ne  Ukraine (poshte 65 milion Euro) dhe Rusise (poshte 50 milion Euro), si edhe te perkeqesimit te kredise  ne Azi (poshte 29 milion Euro). Perveç kesaj, te ardhurat neto nga interesi rane 34 milion Euro ne  Poloni per shkak te normave te uleta te vazhdueshme te interesit te tregut.

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, shpenzimet e pergjithshme administrative rane 131 milion Euro ne 1,388 milion Euro. Raporti kosto / te ardhura megjithate u rrit 1.5 pike perqindjeje ne  56.8 per qind, ne veçanti per shkak te te ardhurave neto te reduktuara nga interesi.

Provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten me 4 per qind

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u  rriten me nje total prej 4 per qind, ose 24 milion Euro ne 592 milion Euro. Kjo ishte kryesisht per shkak   28 milione Euro rritje per provigjionet per humbjet e kredise per individe ne 583 milion Euro, ndersa  provigjionet per kredite e bazuara ne portofol rane  3 milion Euro ne 12 milion Euro.

SHKARKO APP