Raiffeisen Bank sponsorizon Forumin Ekonomik ne Hong Kong
Raiffeisen Bank ka sponsorizuar Forumin Ekonomik ne Hong Kong. Ky forum mblodhi perfaqesues te rendesishem te biznesit shqiptar si dhe te biznesit nga Hong Kongu dhe Kina me synimin per te identifikuar mundesite e bashkepunimit dhe investimeve te ndersjella.
Ne kete forum moren pjese Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Ministri i Energjise dhe Industrise, Z. Damian Gjiknuri, Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Z. Gent Sejko, perfaqesues te bizneseve te rendesishme ne Shqiperi si dhe me shume se 100 investitore nga Hong Kongu dhe Kina.
Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris gjate prezantimit te tij beri nje permbledhje te situates ekonomike ne Shqiperi dhe klimes se mire se te berit biznes, ku Raiffeisen Bank eshte nje shembull mjaft i mire.
“Ekonomia shqiptare ka arritur te shmange recesionin gjate viteve te kaluara, ndryshe nga shumica e vendeve te rajonit. Diversifikimi i partnereve kryesire tregtare dhe investimet ne rritje ne sektore si prodhimi i energjise, infastruktura dhe prodhimi kane mbeshtetur rritjen e eksporteve. Reformat e suksesshme si ajo ne sistemin energjetik, pensionet dhe ndarja e re territorial, se bashku me konsolidimin e vazhdueshem fiskal, parashikohet qe te ulin gradualisht borxhin publik duke filluar nga viti 2016”, tha Z. Canacaris.
Nder te tjera, Z. Canacaris tha: “Raiffeisen Bank ne Shqiperi ka in Albania has concluded 11 successful years. Ne kemi mbeshtetur mijera projekte te huaja dhe investiture nderkombetare. Sot, do ju kerkoja te vinit vete ne kete vend – Raiffeisen do te jete aty, per te mbeshtetur dhe permbushur nevojat tuaja bankare dhe financiare, ndersa vendi do te ofroje mundesite”
Kryeministri Edi Rama gjate fjales se tij tha:” Shqiperia eshte nje vend me potenciale te medha dhe e gatshme te mireprese investitoret nga Kina dhe Hong Kongu. Ky forum na ofron platformen per te diskutuar per investime aktuale dhe te ardhshme ne vendin tone sepse qeveria jone ka per qellim te zgjeroje axhenden e investimeve te brendshme, duke u angazhuar ne biznese dhe komunitetet e investimeve te Hong Kongut dhe Kines.”
Gjithashtu i pranishem ne Forum, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Z. Gent Sejko tha gjate fjales se tij se bankat ne Shqiperi jane te mirekapitalizuara dhe me tepeice likuiditeti. “Banka e Shqiperise si autoritet rregullator ka marre te gjithe masat e duhura ne funksion te ruajtjes se stabilitetit financiar. Politika monetare lehtesuese e ndjekur se fundmi nga Banka e Shqiperise do te mbetet e tille edhe per disa tremujore ne vazhdim. Kjo ne funksion te rritjes se kredise ne ekonomi gje e cila do te ndikoje ne rritjen e metejshme ekonomike”, shtoi me tej Guvernatori Sejko.