Raiffeisen Leasing blen portofolin e Tirana Leasing
Raiffeisen Leasing SH.A. ka finalizuar marreveshjen e blerjes se portofolit te kompanisë së qerasë financiare Tirana Leasing SH.A., pjese e Grupit Bankar te Pireut, një ky proces i cili është lajmëruar pothuajse nje vit me pare dhe qe u mbyll me sukses ne Nentor 2015. Kjo është lëvizja me e rendesishme në fushën e blerjeve midis kompanive te leasing-ut, që formalizohet në tregun financiar shqiptar, e miratuar gjithashtu edhe nga Autoriteti i Konkurrences.
Raiffeisen leasing eshte aktualisht kompania lider ne tregun e qerase financiare me rreth 47% te tregut te leasing-ut, duke ofruar sherbim cilesor, fleksibel, dhe me kushte sipas nevojave te klienteve.
Me blerjen e portofolit te Tirana Leasing SH.A, Raiffeisen Leasing ka arritur te rrise portofolin me 32 %, numrin e aseteve te financuara me 50% si dhe ka zgjeruar numrin e klienteve, sidomos ata individe, duke rritur ndjeshem dominimin e saj ne treg me nje pjesemarrje ne masen prej 70% te tij.
“Ne arritem ta realizonim kete marreveshje ne menyren me te mire, fale punes me profesionalizem te larte te ekipit te manaxhimit te Raiffeisen Leasing SH.A., dhe une jam shume krenar per kete. Ky transaksion do te kontribuoje ne suksesin e metejshem te kompanise sone te Leasing-ut ne Shqiperi", theDieter SCHEIDL, Kryetar i Bordit Mbikeqyres se Raiffeisen Leasing SH.A.
Ndersa, Drejtoresha Ekzekutive e Raiffeisen Leasing SH.A., Znj. Ida Shehu tha: “Ky transaksion ka nje ndikim pozitiv të drejtepërdrejtë për konsumatoret, sepse ata do të përfitojne nga shërbimet e Raiffeisen Leasing nepermjet një rrjeti të gjere kanali shpërndarjesh dhe promocioni si dhe do te kene ne dispozicion nje staf të dedikuar, me profesionalizëm të lartë dhe me eksperience unike në tregun vendas për ketë shërbim. Gjithashtu, duke qene se aksioneri kryesor i Raiffeisen Leasing SH.A.eshte Raiffeisen Bank, nje nder bankat me te medha ne vend dhe me reputacion te larte, konsumatoret do te kene mundesine te perfitojne edhe nga paketat e produkteve dhe sherbimeve qe Raiffeisen Bank ofron.”
Raiffeisen Leasing SH.A. ka nje eksperience 10-vjeçare ne Shqiperi duke ofruar: qera financiare, qeradhenie financiare te sendeve te luajtshme dhe pasurive te paluajtshme, blerje te sendeve me qellim rishitjen e tyre, te gjitha aktivitetet e tjera mbeshtetese te biznesit te lidhura me biznesin e leasing-ut.