Raifffeisen Bank International prezanton programin Fintech Accelerator “Elevator Lab”
Më 1 Qershor 2017, Johann Strobl, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International AG (RBI), prezantoi programin e ri Fintech Accelerator i quajtur “Elevator Lab” gjatë festivalit të teknologjisë “Pioneers’17” në Pallatin Perandorak Vjenës.
“Nëpërmjet ‘Elevator Lab’ ne po kërkojmë per kompanite start-up Austriake dhe nderkombetare, veçanërisht nga Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL), që aktualisht janë aktive në treg me produktet dhe shërbimet e tyre të para dhe gjithashtu mbështeten nga fonde specifike. Qëllimi ynë është një bashkëpunim afatgjatë për të zgjeruar portofolin tonë të produkteve dhe shërbimeve. Me përvojën tone ne vite ne mbështesim start-up për të zhvilluar më tej idetë dhe risitë e tyre. Si një partner bashkëpunimi dhe përmes projekteve pilot ne u ofrojmë atyre qasje në njohuritë tona dhe rrjetin tonë të EQL, duke përfshirë 16.6 milionë klientë “, shpjegon Strobl qëllimin e programit Fintech Accelerator.
“Ne jemi duke kërkuar për start up-e që ofrojnë zgjidhje në fushën e bankingut te Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Databaze per analizimin e të dhënave (Big Data Analytics), RegTech, Pagesa & Transaksione, Degët e të Ardhmes,si dhe Teknologjia e Investimit dhe Tregtisë. Start-upet e përzgjedhura, do të kenë katër muaj për të zhvilluar më tej konceptet dhe idetë e tyre së bashku me ekspertët e RBI. Buxheti për këtë fazës te provës të konceptit në tërësi do të jetë deri në 200,000 Euro”, shton Michael Hoellerer, vendimarrësi për këtë program ne RBI, i cili ndër të tjera është Përgjegjës për Strategjinë e Dixhitalizimit të Grupit RBI.
Periudha e aplikimit është e hapur deri më 31 Korrik 2017 përmes faqes zyrtare të internetitwww.elevator-lab.com.
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.
Në total, ,më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.