Rakipi-Klosit: Mos e keni bërë baltë fare, që u është lëshuar SPAK-u kaq shumë?!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera u fol edhe për drejtësinë.
Klosi tha se është normale që SPAK të hetojë, pasi mazhoranca është ajo që kryen punët dhe veprat publike, të cilat mund të gjykohen, por tha se drejtësia është e pavarur dhe mazhoranca nuk ndërhyn.
Ylli Rakipi: SPAK-u është lëshuar shumë tani te mazhoranca, mos e keni bërë baltë fare zoti Klosi?
Blendi Klosi: Ne qeverisim, bëjmë vepra publike, ne edhe do të gjykohemi. Ne kemi thënë do të bëjmë drejtësi të pavarur. Ajo që po ndodh është dëshmi e kësaj reforme, vullnetit të PS, dëshmi pse njerëzit na votojnë. Kjo është praktikë në gjithë botën.
Ylli Rakipi: Thuhej sikur SPAK-un e kishit me vete, por po ju mbledh.
Blendi Klosi: Drejtisia bën vlerësimin e vet, forca jonë politike nuk gjykon drejtësinë. Çdo ditë i ngrihet lapidar PS që ka vullnetin e fortë që të mos ndërhyjë te drejtësia. Ne i bëjmë rrugët, aeroportet, portet, ka gjykime, këtu gjykohet çdo gjë, ia kemi arritur kësaj ditë që të gjykohet çdo gjë, është meritë e kësaj force politike.
KOHA JONË SONDAZH

