Rakipi tregon pse Rama sulmon Metën: E kërcënon PS në 7 zona nevralgjike zgjedhore

Kryeministri, Edi Rama, e ka përqendruar diskursin e tij politik në këtë fushatë zgjedhore kundër presidentit Ilir Meta duke e pozicionuar këtë të fund si rrezik për reformën në drejtësi.

Por gazetari Ylli Rakipi thotë  për Rtv Ora se kjo është çfarë i shitet publikut pasi e gjitha është një strategji e Ramës që sipas tij tij ndihet i rrezikuar në 7 zona të rëndësishme zgjedhore për PS.

Rakipi: Edi Rama po bën një fushatë të ashpër ndaj Ilir Metës sepse mendon që deputetët që mund të marrë Ilir Meta në zona nevralgjike për PS mund ta çojnë atë në humbje. Janë 7 zona të rëndësishme ku nëse Ilir Meta merr deputetë me këtë mënyrën si llogariten deputetët, Edi Rama është përballë humbjes së vërtetë.Pastaj gjithçka tjetër që përdoret, reforma në drejtësi etj, është për ta vënë Ilir Metën në pozitat që është tani, për të dalë nga vetja. Reformën në drejtësi e votuan të gjithë parlamentarët dhe Rama është bërë si padron i saj, kjo do të thotë se drejtësia është në duart e tij.

Presidenti, Ilir Meta, është kthyer në një nga protagonistët kryesorë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, me përqëndrim kryesor në Vlorë ku herë pas here i adreson mesazhe kryeministrit Rama se nuk do të tolerojë prekjen e votës së qytetarëve si në 2017, me dosjet e Dibrës dhe Shijakut.

Ftesën e kryeministrit Rama ndaj kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha për bashkëpunim pas 25 qershorit, gazetari Ylli Rakipi e sheh si diversion.

Në një lidhje telefonike për Rtv Ora, Rakipi thotë se thjesht fakti që Rama vazhdimisht thotë se Basha është nën komandën e Berishës dhe Metës, është një tentativë e tij për të deligjitimuar kryetarin e opozitës.

Rakipi: Ai e mbron me idenë e vet se Basha nuk është një lider por një njeri që komandohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.Ka një përpjekje për deligjitimimin e kryetarit të opozitës. Ai vazhdimisht thotë lider lind nuk bëhesh. Në fakt lideri bëhet. Edi Rama di të manovrojë dhe sillet në Shqipëri ku përpjekjet e politikës janë të tilla që shqiptarët i çojnë drejt kutive të votimit në mënyrën si duan ata dhe si u pëlqen ti çojnë, edhe me shportën bosh. E shoh më së shumti si diversion. Po ti dëgjosh, të dy palët janë fituese. Me llogarirë e tyre gjithmnë dalin 300-400 deputetë nga 140 që ka Kuvendi. Në këtë plan nuk ka asgjë të vërtetë dhe reale ndryshe nga sa janë fushatat elektorale ku ne duam të marrim shembull dhe duam të shkojmë.

SHKARKO APP