
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një moment historik për Shqipërinë rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen, në vitin 2027, të përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
Pjesë nga fjalimi:
“Çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës dhe pengesën e tymit dhe si duhet drejtuar pa humbur kthjelltësinë e shikimit, ky është një moment i tillë. Në raportin më të fundit për zgjerimin, KE ka shkruar një frazë, e cila nuk ka zënë vend, se s’ka sesi zë vend asgjë që ka një rëndësi domethënëse në ecurinë e vendit në kushtet kur vendi po përjeton një presion të brendshëm për shkak të instrumentalizimit politik të një protestë të nisur për qëllime të ndryshme dhe të shndërruar në ofensivë dhunë kundër qeverisë, por edhe kundër mënyrës sesi ne duam që Shqipëria të shkojë përpara.
KE ka bërë një rekomandim historik për ne që është një pohim i madh për faktin që Shqipëria ndodhet në pikën më të lartë drejt rrugës në bashkimin me familjen e madhe europiane. I rekomandohet KE të nis përgatitjet në vitin 2027 përgatitjet për të hartuar traktatin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky është një togfjalësh që shfaqet për herë të parë në historinë e Shqipërisë.
Faqja e fundit e historisë që po arrihet nën drejtimin e PS. Sot Europa është e prekshme me sy, përmes vetë gishtit të KE, që tregon se ky është momenti për të nisur përgatitjet për traktatin historik që do ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE. Si mundemi ne që në këtë moment historik të mos i mbledhim mendjet dhe fuqitë tona. Kjo histori ka nisur shumë më parë, ishte si një libër borxhesh, kërcënim për kolaps financiar dhe mungesë shprese se Shqipëria mund të bëhej shtet europian.
Në 2013-ën njerëzit na kërkonin gjëra komplet elementare dhe kur nisëm reformën e energjisë të gjithë nisën të kuptonin se kishte nisur një histori e re e shtetbërjes. Pas fjalës së traktatit të anëtarësimit janë vite punë që nuk numërohet si në kalendar, por janë më shumë se aq, sepse janë vite të një pune kolosale. Si ajo e reformës në drejtësi, ku më të rinjtë nuk e kanë sot idenë se me çfarë tensioni e kemi çuar përpara. Përplasje me interesa dhe tarbiate të rrënjosura, që te drejtësia kishin sintezën e vet më të neveritshme. Sot qytetet kanë probleme, por Tirana sot është qytet europian, nuk janë më vendbanime pa qytet. Turma turistësh shijojnë të gjitha qytetet, përfshirë edhe Belshin e vogël. Aty kishte vetëm parkingje të mëdha makinash, përzier me lopë dhe vica që vinin për tu shitur”, nisi Rama fjalën e tij për publikun.
