Rama bën sërish lëvizje në Qeveri, nga miratimi i fondeve deri tek ndryshimet për medaljen e shërbimit ushtarak

Sërish qeveria ”Rama 4” ka pësuar ndryshime. Agjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshime në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit. Mësohet se Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Sakaq, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres Orjana Osmani së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli.

Njoftimi i plotë

1. Miratimi i Planit të Veprimit të Agjendës Digjitale për Arsimin 2025–2030
• U miratua plani kombëtar për transformimin digjital të arsimit për periudhën 2025–2030.
• Plani përfshin standardet për arritjen e kompetencës digjitale për nxënësit dhe mësuesit.
• Zbatimi i planit i ngarkohet Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

2 . Miratimi i fondit 25 milionë lekë për Fondacionin “Kinostudio”
• U akordua një fond prej 25,000,000 lekësh për mbështetjen e veprimtarisë së fondacionit “Kinostudio”.
• Fondacioni duhet të paraqesë planin e shpenzimeve dhe të raportojë çdo 4 muaj për ecurinë e projekteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Shtesa në listën e pajisjeve sportive që përjashtohen nga detyrimet doganore dhe TVSH
• U shtua një gamë e gjerë pajisjesh të reja sportive që përfitojnë përjashtim nga detyrimet doganore.
• Përfshihen pajisje për futboll, tenis, sporte dimërore, shah, ping-pong, arte marciale mikse, padel, triathlon dhe hark.

4. Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
• Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

5. Përcaktimi i kritereve për Medaljen e Shërbimit Ushtarak
• U miratuan kriteret zyrtare për dhënien e medaljeve të shërbimit ushtarak (ari, argjend, bronz).
• Kriteret lidhen me:
• përkushtimin dhe përgjegjësinë në detyrë;
• mungesën e masave disiplinore;
• vitet e shërbimit (5, 15, 20+ vjet).
• Parashikohet përjashtim në raste të kontributeve të jashtëzakonshme.

6. Ndryshime në inventarin e pronave shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë
• Ndryshohen përmasat e dy pronave të kaluara në administrim të Ministrisë së Bujqësisë (numrat rendorë 27 dhe 78), sipas dokumenteve të reja teknike.

7. U miratua vendimi për ngritjen e ekipit të përgjigjes ndaj emergjencave dhe krizës së Sigurisë Kibernetike.
• Pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ngrihet dhe funksionon Ekipi i Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (në vijim, CERT), i cili është një strukturë ad hoc, rast pas rasti, përgjegjëse për trajtimin në kohë dhe me eficiencë të emergjencave dhe të krizës së sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit
• Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
• E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?