Rama: Berati, dallëndyshja e parë e pranverës së rikthimit të njerëzve në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Berat, të njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, për të dhënë një mesazh optimist mbi rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama e cilësoi Beratin si simbolin e parë të një prirjeje të re: kthimin e shqiptarëve në vendlindje. Sipas tij, ky qytet përfaqëson një përjashtim domethënës, pasi numri i atyre që janë rikthyer tejkalon ata që janë larguar.

Ai theksoi se arsyeja kryesore lidhet me mundësitë që ofron zona, veçanërisht në turizëm. ”Në Berat, kushdo që ka një shtëpi apo tokë, mund ta kthejë atë në një burim të ardhurash dhe të fitojë më shumë sesa duke punuar jashtë”,-u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se ndonëse pagat jashtë vendit mund të duken më të larta në pamje të parë, realiteti ndryshon kur llogariten taksat dhe kostot e jetesës. Në kontrast, ai solli në vëmendje lehtësitë fiskale në Shqipëri, duke përmendur “taksën zero” si një avantazh konkret për ata që zgjedhin të investojnë në destinacione turistike si Berati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?