Rama: Brenda 2026-s, çdo biznes duhet të ofrojë pagesa elektronike për qytetarët

Kryeministri Edi Rama theksoi në konferencën e fundvitit se deri në qershor të vitit 2026, bizneset që operojnë në zonat turistike duhet të ofrojnë pagesa elektronike për qytetarët, jo vetëm me para në dorë.

Rama tha se objektivi është që brenda vitit të ardhshëm, kjo do të shtrihet në të gjitha bizneset.

“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur paranë cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite si fillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që dua të theksoj është që deri në qershor çdo biznes që operon në sektorin e turizmit dhe transportit do duhet të garantojë alternativa të pagesave për qytetarët, jo vetëm cash dhe asgjë tjetër, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës. Që vendas apo vizitorë të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesës elektronike”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?