Rama: Brenda 6 muajve, ligj i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se brenda gjashtë muajve qeveria do të paraqesë në parlament ligjin e ri ‘për kthimin dhe kompensimin e pronave’.

“Ligji “për kthimin e pronave”, i miratuar në vitin 2004 përfshin 31 nene, dhe përgjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, u ndryshuan 24 nene. Kjo do të thotë që ligjit nuk i ka mbetur’ as nam e as nishan’, duke sjellë më shumë kaos në lidhje me pronat dhe ne marrëdhëniet e pronarëve me shtetin. Ndaj nuk ka më asnjë arsye që ky ligj të ekzistojë, ndaj brenda 6 muajve të ardhshëm ne do paraqesim ligjin e ri që do të sjellë zgjidhje që nga viti i ardhshëm”, u shpreh Kryeministri në seancën e sotme plenare, ndërsa diskutohen disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”.

Ndryshimet iu mundësojnë ish­pronarëve të pasurive të paluajtshme nje zgjatje me 6 muaj të afateve për trajtimin e kërkesave të tyre për njohje, kthim dhe kompensim pasurie, nga 30 prilli 2014 deri më 30 tetor 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?